LAJMI I FUNDIT:

Si ta dini a është mjaft ngrohtë bebja juaj?

Si ta dini a është mjaft ngrohtë bebja juaj?
iStock

Me rastin e përgatitjes së bebes ditëve të ftohta, më se e nevojshme është që të siguroni që bebja të jetë mjaftë ngrohtë

Mirëpo, ekzistojnë mënyrat e drejta dhe të gabuara për këtë, theksojnë ekspertët e kujdesit prindëror.

“Sa është ngrohtë dhe sa ftohtë për beben vlerësojmë duke ia kontrolluar duart a i ka të ftohta, apo këmbët. Në vend të kësaj, vendosni gishtat e dorës nën qafën e bebes”, thotë mjekja Ivon Gustafson, eksperte e kujdesit prindëror, transmeton Telegrafi.


Nëse qafa e bebes është e ngrohtë dhe e lagësht, kjo do të thotë që bebja është tepër e ngrohtë. Në të kundërtën, nëse është e ftohtë, duhet t’ia shtojmë ngrohtësinë.

Sipas këshillave të ekspertëve, është e nevojshme bebes t’i vishet një shtresë më shumë se sa vishni veten. Shumë prindër shpesh bëjnë gabim, sepse beben e veshin me shumë rroba.

Disa ndër shenjat paralajmëruese mund të jenë duart e ftohta apo të skuqura të bebes, duke përfshirë edhe të dridhurit, zbehjen apo skuqjen e shputave dhe buzët e mavijosura.

Vendosja edhe e një batanije sipër ulëseve të veturës nuk është ide e keqe, gjithnjë derisa të mos rrezikojë qarkullimin e ajrit, thotë Gustafson.

Gjithashtu rekomandohet izolimi i karrocës në mënyrë që të ulni depërtimin e të ftohtit deri te bebja. Këtë mund ta bëni duke vendosur nën bebe një copë stiropori.

Lëkura e bebes është e prirë të pëlcasë dhe të thahet në stinën e dimrit, kështu që rekomandohet lyerja e rregullt me losion apo me kremra hidratimi.

Dalja në ajër të ftohtë me beben nuk duhet shmangur. Madje edhe kur bebja është e ftohur, ajri i ftohtë mund t’i ndihmojnë në zvogëlimin e ënjtjes së mukozës.

Është me rëndësi t’i kushtohet kujdes që rrobat e bebes të jenë të përshtatura kohës, sepse bebja nuk mund të mbajë temperaturën si të rriturit. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Kate Middleton ka një model të ri flokësh për të cilin femrat janë mahnitur: Tani e dimë si e bën

Kate Middleton ka një model të ri flokësh për të cilin femrat janë mahnitur: Tani e dimë si e bën

Flokë dhe stil
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Moda
Jennifer Lawrence me tuta sportive në vend të streçeve të ngushta

Jennifer Lawrence me tuta sportive në vend të streçeve të ngushta

Moda
Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë

Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë

Fëmija juaj
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

Kalo në kategori