Ndonëse rrugëtimi i kombëtares shqiptare në Kampionatin Evropian të Futbollit mori fund në fillim të javës, Shqipëria mbetet më e gjobitura e Euro 2024 nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA).
Ndër arsyet për gjobat e shqiptuara, me vlerë të përgjithshme mbi 170 mijë eurosh, ishin edhe thirrjet e tifozëve shqiptarë, të cilat UEFA i cilësoi si provokuese.
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, madje u pezullua për dy ndeshje, për shkak të thirrjeve përçmuese ndaj Maqedonisë së Veriut. Daku, i lindur në Kosovë, më vonë kërkoi falje.
Për arsye të ngjashme u gjobit edhe Serbia.
Rivalitetet ballkanike
Thirrjet që u dëgjuan në mesin e tifozëve – përfshirë “Kosova është zemra e Serbisë” apo “Vrisni, vrisni, vrisni serbët” – qenë me doza nacionaliste dhe të lidhura me konfliktet e së kaluarës në rajonin e Ballkanit.
Shumë prej incidenteve u përqendruan rreth Kosovës – ani pse ekipi i saj kombëtar nuk është pjesë e kampionatit.
Florian Bieber, profesor në Universitetin e Gracit, i ka thënë Këshillit Atlantik se është habitur me shkallën e incidenteve që ka parë ditëve të fundit.
“Kemi një problem në rajon. Shumë të rinj janë më nacionalistë sesa prindërit e tyre, janë të ekspozuar ndaj retorikës nacionaliste prej liderëve politikë, mësojnë për histori nacionaliste nëpër shkolla, dhe e gjithë kjo lë gjurmë”.
Shumë lojtarë konsiderojnë që pjesëmarrja nëpër gara ndërkombëtare, duke përfaqësuar ekipin kombëtar, përbën kulmin e karrierës së tyre, dhe e shohin atë si detyrën më të vështirë që u është vënë mbi supe.
Geoff Pearson, profesor i Shkollës Juridike në Universitetin e Mançesterit, në Britaninë e Madhe, thotë për Radion Evropa e Lirë se nëpër organizime të tilla, sikur Euro 2024, do të ekzistojnë gjithmonë doza patriotizmi, pasi në linja të tilla organizohen edhe vetë ndeshjet.
“Është krejtësisht e pashmangshme. Pavarësisht se UEFA dhe FIFA porosisin që politika të mbahet larg futbollit, nuk mund ta mbash, sepse shumë shpesh ekzistojnë konteste kufitare, se kush është dhe nuk është saktësisht shtet”.
Për më tepër, ai beson që sporti edhe shfrytëzohet me qëllim prej politikanëve, kur rezultatet janë të mira, për të çuar përpara mesazhe politike.
I pyetur nëse në këtë kampionat, në krahasim me të kaluarit, ka vërejtur më shumë doza nacionalizimi, ai thotë se kjo mund të jetë vërejtur në kohët e fundit, për shkak të rritjes së numrit të vendeve pjesëmarrëse, rrjedhimisht edhe rritjes së problemeve që mund të kenë disa me njëra-tjetrën.
Kur flet për incidentet e ekipeve dhe tifozëve të vendeve të Ballkanit, ai thotë se ato, sigurisht, nuk do të ndihmojnë në ulje të tensioneve lidhur me mospajtimet që kanë.
Por, sipas Pearsonit, as vendet tjera nuk përbëjnë përjashtim.
“Shumë tifozë anglezë e shtojnë një rresht pas himnit, dhe thonë ‘nuk dorëzohemi’, si referencë për Irlandën Veriore dhe konfliktin e së kaluarës me Irlandën”, thotë Pearson, duke shtuar se është i habitur që ekipi anglez nuk është gjobitur ende për shkak të thirrjeve të tilla të tifozëve.
“Organizim më i qetë sesa Euro 2016”
Duke e krahasuar këtë kampionat dhe ata të zhvilluar në të kaluarën, Pearson veçon Euro 2016, si ndër kampionatet me më së shumti dhunë.
Në ditët e para të atij kampionati, në Francë, tifozët e Anglisë, të Rusisë dhe të Francës u përfshinë në një prej incidenteve më serioze. Atëbotë u raportua që huliganë rusë dhe francezë shkuan në ambientet e kampionatit për t’i sulmuar tifozët anglezë.
I pyetur pse disa ekipe njihen më shumë për tifozët e zjarrtë dhe për energji të madhe para dhe gjatë ndeshjeve, Pearson thotë se krejt varet prej kohës dhe buxhetit, por edhe për faktin që këto organizime janë më të rralla, në krahasim me ndeshjet e brendshme.
Shpageta, përqafime e vallëzim
Ndonëse vendet e Ballkanit u nxorën punë zyrtarëve të UEFA-s për ato që u panë si veprime provokuese, jo gjithçka ishte armiqësore.
Për shembull, tifozët shqiptarë i bënë të gjithë për të qeshur, kur thyen para syve të italianëve disa pako me ushqimin e tyre tradicional, shpageta.
Ndërkaq, rrjetet sociale u mbushën me fotografi të tifozëve shqiptarë dhe kroatë të përqafuar, duke kënduar e vallëzuar së bashku.
Në ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës, madje, u bënë thirrje që Madridi ta njohë shtetësinë e Kosovës:
“Nuk do të humbni asgjë, në të kundërtën do të fitoni një mike të mirë”. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Manchester City po përgatit revolucion – largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Shumë zhgënjim me yjet e ekipit – Milani do t’i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri