Si shkaktohet e gërhitura gjatë natës

Shumë njerëz gjatë kohës në të cilën flenë edhe gërhasin. Një zhurmë jo e zakonshme e cila bezdis në masë personat që ndodhen përreth.
Shumë kërkues në botë po mundohen që të zbulojnë se ç’është dhe çfarë mund të shkaktojë e gërhitura gjatë natës. Ndërkohë që ajo krijohet si pasojë e dridhjes apo e vibracionit që krijohet në pjesën e gjuhëzës, ose në thellësi të faringut.
Ende nuk është gjetur ndonjë shkak preciz se pse ndodhë, dhe si vështirësohet ajo me kalimin e viteve. Megjithatë ajo nuk është shumë shqetësuese, sepse nuk krijon ndonjë efekt anësor, transmeton Telegrafi.
Të gjithë ata persona që konsumojnë shumë ushqim gjatë vaktit të darkës, janë më të predispozuar për të gërhitur gjatë kohës kur bien në gjumë. Mbingopja e stomakut sidomos gjatë orëve të vona çon në vështirësimin e punës së stomakut.
Është vërtetuar tashmë në bazë të ekspertizave mjekësore se çrregullohet puna e stomakut gjatë natës duke çuar sasinë e lëngjeve apo të ushqimeve deri në lart në faring. Kjo bën të mundur dhe krijim e një zhurme bezdisëse e cila sipas mjekëve është quajtur e gërhitur.
Për kurimin e saj nuk ka ndonjë terapi të veçantë apo medikament që duhet përdorur. Ajo mund të zhduket ose të pakësohet me kalimin e viteve. E rëndësishme është që pacientët të tregojnë kujdes ndaj mënyrës së si ushqehen. /Telegrafi/



















































