Forcat ukrainase raportohet se kanë filluar me përdorimin e dronëve Vampire, që bëjnë transportimin e qenve robotë në vijën e parë të frontit.

Pamje të ndryshme që qarkullojnë në rrjetet sociale, pretendohet se shfaqin dronët si dhe qentë robotë që përdoren në vijën e parë të frontit, transmeton Telegrafi.


2 78

Kyiv Post nuk ka mundur në mënyrë të pavarur të verifikojë pamjet, ku shihet droni duke zbritur në tokë qenin rob – të cilin më pas e ngrit sërish në ajër.

3 47

Duke folur në mënyrë anonime për Kyiv Post, një epror ukrainas tha se dronët janë dizajnuar për transportim të armëve në fushëbetejë që mund të ndjejnë mungesën e municionit dhe armëve.

6 20

“Dronët hedhin robotët drejt në istikam që mund t’i përdorin forcat tona”, shtoi eprori ukrainas, që theksoi se teknologjia e demonstruar në video mund të revolucionarizojë zbritjet në tokë të mjeteve të ndryshme nga ajri.

5 25

Dronët janë të pajisur me kamera dhe motor që nuk bëjnë pothuajse aspak zhurmë – kurse qentë robotë transmetojnë video dhe audio të ndryshme në kohë reale.

4 32

Raportohet se këta robotë kanë alarmuar ushtarët rusë që në disa raste i kanë hasur në fushëbetejë.

9 11

Yevhen Alkhimov nga zyra për informim e Brigadës së 28-të e ushtrisë ukrainase, tha se qentë robotë nuk bëjnë zhurmë gjatë punës, humbin sinjalin kur futen nën tokë.

Por ata mund të dërgohen nëpër istikame dhe bodrume – ku nga distanca aktivizohet më pas eksplozivi që bartë. /Telegrafi/