Me një përvojë të gjatë si ekspert për dezinformata, Felix Kartte është hulumtues i lartë në Fondacionin Mercator, me seli në Gjermani, dhe këshilltar i lartë në Reset, organizatë joqeveritare që hulumton ndikimin e rrjeteve sociale në demokraci.
Në të kaluarën, Kartte ka punuar në StratCom, departamentin diplomatik të Bashkimit Evropian për komunikime strategjike. Sa ka qenë aty, ai i ka ndihmuar BE-së në hartimin e politikave për luftim të kërcënimeve digjitale.
Në një intervistë për Shërbimin e Tatar-Bashkirit të Radios Evropa e Lirë, Kartte flet për taktikat që përdorin regjimet autoritare, sikurse Rusia, për të përhapur dezinformata në gjithë botën, përfshirë përpjekjet e dëmshme për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të Moldavisë, si dhe për referendumin e këtij vendi për integrim në Bashkimin Evropian.
Radio Evropa e Lirë: Ju keni treguar se disa aktorë që besohet të jenë rusë, dyshohet se u kanë marrë ryshfet politikanëve, kanë blerë vota, dhe kanë shpërndarë video të manipuluara, duke shënjestruar presidenten e Moldavisë, Maia Sandu, përgjatë procesit të fundit zgjedhor dhe referendumit atje. Vetë Sandu i ka quajtur këto veprime si “sulm të pashembullt në demokraci”. A mund të na tregoni disa specifika të kësaj fushate të përkrahur nga Kremlini?
Felix Kartte: Ka shumë artikuj në mediat ndërkombëtare që japin hollësi për këto taktika. Shembull, disa javë para zgjedhjeve, autoritetet moldaviane kanë gjetur shuma të mëdha të parave të gatshme te disa pasagjerë që janë kthyer prej Moskës, përmes linjave jo të rregullta të fluturimeve, sasi parash që nxisin dyshime, për shkak të numrit të shumtë të pasagjerëve. Brenda vetëm një dite, autoritetet kanë konfiskuar 1.5 milion dollarë, nën dyshimet se qëllimi ka qenë që të përdoren për ndikim politik.
Shefi policor i Moldavisë i ka thënë transmetuesit britanik BBC, se prej fillimit të tetorit, rreth 130.000 votues moldavianë kanë pranuar pagesa të lidhura me këtë skemë, çka përbën rreth 10 për qind të elektoratit aktiv të Moldavisë.
Edhe shefi i autoritetit kundër-korrupsionit e ka vëzhguar rrjedhën e qarkullimit të parave të dyshimta, të lidhura me oligarkun e arratisur, Ilan Shor, i cili tani jeton në Rusi. Zyrtarët kanë thënë se ai ka ndarë fonde për të ndryshuar mendimin e votuesve, që të votojnë kundër rrugës së Moldavisë drejt BE-së, në një referendum të mbajtur për këtë çështje.
Burimet e lidhura me Kremlinin besohet se janë infiltruar, gjithashtu, në Moldavi. Për shembull, disa faqe kanë shpërndarë materiale të manipuluara – që krijohen me ndihmën e inteligjencës artificiale dhe është lehtë për t’i krijuar, disa prej tyre edhe falas.
Në një video të tillë të manipuluar, Sandu shfaqet duke u tallur me shkallën e varfërisë në Moldavi. Në një tjetër video të rreme, për të cilën Sandu është detyruar të reagojë, ajo shfaqet duke ua ndaluar moldavianëve pirjen e çajit me manaferra – pijen e preferuar të shumicës së banorëve.
Këto janë raste standarde të dezinformimit – taktika të dizajnuara për të rritur mosbesimin dhe për të nxitur zemërim kundër qeverive demokratike.
Radio Evropa e Lirë: Ju keni shkruar për të ashtuquajturën “taktikë pasqyrë” që përdorin regjimet autoritare, sikurse Rusia, nëpër fushatat e dezinformimit. A mund të na tregoni se si funksionon?
Felix Kartte: Patjetër. “Politika e pasqyrës” është taktikë ku propagandisti akuzon kundërshtarët për sjelljet dhe strategjitë që i bën vetë. Kremlini shpesh e përdor këtë taktikë për t’i çorientuar audiencat dhe për të rritur shkallën e fajit. Shembull, propaganda e Kremlinit shpesh akuzon Ukrainën dhe Perëndimin për përfshirje në sjellje “naziste” dhe për tentim të destabilizimit të Rusisë, kur në fakt vetë Kremlini është ai që tenton të zhdukë qeveritë demokratike të shteteve të huaja, apo që t’i destabilizojë shoqëritë.
Ngjashëm, Kremlini vazhdon të akuzojë “Perëndimin” për disa grupe në veçanti, sikurse LGBTIQ, për “ndërhyrje” në Rusi, kur është e qartë se është Rusia ajo që ndërhyn në zgjedhjet e vendeve tjera. Kështu funksionon politika – përmes mjegullimit të linjave në mes të së vërtetës dhe gënjeshtrës, të mirës dhe të keqes, dhe për t’i bërë njerëzit indiferentë ndaj asaj se kush është në krye të shtetit, sepse ata nuk mund të shohin më dallimin në mes të demokracisë dhe autokracisë.
Kjo taktikë funksionon në disa shtete më shumë sesa në tjerat. Shembull, në Sllovaki, mbështetja e publikut për anëtarësim në NATO ka rënë nga 72 për qind në 58 për qind. Sipas Institutit Globsec, shumica e sllovakëve nuk e fajësojnë fillimisht Rusinë për luftën e nisur në Ukrainë.
Radio Evropa e Lirë: Si e përdor Rusia luftën e saj në Ukrainë për fushatat e veta të dezinformimit?
Felix Kartte: Siç e përmenda, luftës së Rusisë në Ukrainë, e nisur në 2022, i ka paraprirë një fushatë dezinformimi, me qëllim të portretizimit të Ukrainës si vend me “regjim nazist”, dhe janë krijuar arsyetime tjera për të nisur luftën. Qëllimi kyç i dezinformatave ruse ka qenë për të ulur mbështetjen për Ukrainën në shtetet perëndimore, sikurse në Shtetet e Bashkuara apo në Gjermani.
Shembull, fushata e ashtuquajtur “Doppelganger” përhap narrativa pro-ruse përmes faqeve në internet dhe llogarive në rrjetet sociale. Qëllimi kryesor është që të flitet se si sanksionet nuk kanë efekt ndaj Rusisë, të rritet sentimenti negativ për liderët ukrainas, dhe të rriten shqetësimet për refugjatët ukrainas në Evropë.
Radio Evropa e Lirë: Sa përshtatet retorika konservatore me përpjekjet ruse të dezinformimit?
Felix Kartte: Propaganda ruse shpesh përfiton prej retorikës konservatore, duke u fokusuar në tema si vlerat familjare, të drejtat e komunitetit LGBTIQ, dhe çështje të ngjashme që i bëjnë qytetarët konservatorë të Evropës të ndihen se janë duke iu kërcënuar normat tradicionale. Në këtë kontekst, presidenti rus, Vladimir Putin portretizohet si burrë i fuqishëm që mund të “shpëtojë” Evropën.
Natyrisht, interesat e Kremlinit në këto vlera konservative janë plotësisht strategjike. Qeveria ruse dhe aleatet e saj nëpër Evropë nuk janë ato që mbrojnë vlera tradicionale, madje as ato të krishtera, sikurse sinqeriteti apo modestia.
Radio Evropa e Lirë: Sa është e rëndësishme teknologjia, në këtë rast inteligjenca artificiale, në fushatat e dezinformatave të sotme?
Felix Kartte: Më duket se ne shpesh e mbivlerësojmë rolin e teknologjive sikurse inteligjenca artificiale në fushatat e dezinformimit. Shikojini zgjedhjet amerikane: sipas autoriteteve amerikane, Rusia ka ndërhyrë në proceset zgjedhore duke sponsoruar persona me ndikim nëpër rrjetet sociale, në mënyrë që ata të përhapin përmbajtje pro-Rusisë, sidomos në përkrahje të [presidentit të zgjedhur, Donald] Trump.
Ndonëse këto operacione janë të kushtueshme dhe efektive, ato nuk funksionojnë me teknologji sikurse inteligjenca artificiale. Dëmet nuk vijnë nga inteligjenca artificiale, por nga synimet e këqija të Rusisë dhe burimet që ndan për qëllime dezinformimi.
Radio Evropa e Lirë: Sa është e përgatitur Evropa për t’i luftuar fushatat e dezinformimit? Çfarë mund të bëhet më mirë?
Felix Kartte: Bashkimi Evropian ka ndërmarrë hapa thelbësorë për të luftuar dezinformimin, përfshirë krijimin e një task-force më shumë se një dekadë më parë në shërbimin e vet diplomatik, për të mbështetur mediat e pavarura dhe hulumtuesit, dhe me qëllim të rregullimit të platformave sociale.
Megjithatë, propaganda ruse vazhdon të jetë në hap me zhvillimet dhe e komplikon situatën. Përveç kësaj, disa parti politike brenda BE-së çojnë vazhdimisht përpara narrativa pro-ruse, dhe kështu i bëjnë kundërmasat edhe më sfiduese, dhe e bëjnë edhe më të dukshëm procesin kompleks të luftimit të dezinformatave brenda kufijve të brendshëm të BE-së. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Zelensky thotë se shpreson të takohet me Trumpin të premten në SHBA

“Një incident sigurie” – zbulohen detaje rreth ‘mbylljes për pak kohë’ të bazës ushtarake amerikane në Itali

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

"Alarmohet" Vuçiq, thërret seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë - pas vendimit për Dodikun

"Një incident sigurie" - zbulohen detaje rreth 'mbylljes për pak kohë' të bazës ushtarake amerikane në Itali

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe