Imazhet mbresëlënëse të shkrepura në Stamboll shfaqin Bosforin që është transferuar, ku dikur uji që kishte ngjyrë të kaltër të mbyllur tani ka marrë ngjyrën e ujit të vendeve tropikale – e tëra kjo është bërë si rezultat i mbylljes së vendit nga coronavirusi.

Turqia kishte regjistruar rastin e parë me coronavirus më 11 mars, dhe prej atëherë ka aplikuar masat e rrepta mbrojtëse kundër pandemisë duke e mbyllur plotësisht tërë vendin, me shpresën se në këtë mënyrë do të parandalojë përhapjen e mëtejme të virusit, transmeton Telegrafi.


2 71

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kishte urdhëruar që shumica e bizneseve të mbyllen, dhe kishte konfirmuar se personat nën moshën 20-vjeç dhe ata mbi 65 të qëndrojnë të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre.

3 54

Gjatë vikendeve, vetëm personeli mjekësor dhe forcat e sigurisë janë lejuar të qarkullojnë nëpër 31 provincat. E ky izolim ka pasur efekte pozitive në veçanti në ruajtjen e ambientit, pastrimin e ajrit dhe ujit.

4 46

Këtë më së miri e dëshmojnë fotografitë e shkrepura nga ajri që uji i Detit të Zi duket i kristaltë, pasi që për muaj të tërë nuk ka pasur transport ujor si dhe fabrikat që konsiderohen si ndotësit kryesor nuk kanë funksionuar.

5 34

Madje delfinë të shumtë janë parë duke kërcyer mbi sipërfaqe të ujit që është diçka e rrallë, ne veçanti në zonën përreth që është e banuar nga miliona banorë. /Telegrafi/

6 28

7 20

8 19

9 18

10 14

11 12

12 14