LAJMI I FUNDIT:

Si në legjenda: Qypi me florinj gjendet në Zymë të Hasit

Si në legjenda: Qypi me florinj gjendet në Zymë të Hasit

Legjenda për qypin me lira të fshehur nën dhe, u bë realitet për Hekuran Qallakun nga Zymi i Prizrenit.

Ai, duke groposur afër murit që ndanë oborrin e tij me shtëpinë e vëllait, kishte vërejtur diçka të dyshimtë. Pas gërmimeve e kuptoi që bëhej fjalë për një qyp me lira që besohet se datojnë nga koha e Turqisë.

Familjarët nuk kanë folur për këtë rast. Mirëpo, për këto lira kishin dëgjuar të gjithë banorët e fshatit.

Banorët kanë thënë për Klan Kosova se kjo tregon edhe lashtësinë që ka fshati, por që kjo pasuri duhet t’i jepet shtetit.


Familja Qallaku nuk ka treguar se çka do të bëjë me këtë qyp. /Klan Kosova/Telegrafi/