“Si në filma triler”: Në qendër të Prishtinës, mashkull kërcënon femrën me armë (Foto)

Në qendër të Prishtinës, tek sheshi ‘Nënë Tereza’, Policia ka rrethuar hapësirën ngase aty dyshohet për një kërcënim me revole.
Një mashkull i armatosur ka kërcënuar një femër.
“Skena e kërcënimit dukej si në filma triler”, thonë dëshmitarë që e panë ngjarjen nga afër.
KosovaPress është në vendin e ngjarjes, megjithatë krejt çfarë ka marrë nga Policia e Kosovës është deklarimi se po hetohet rasti.
Nga
Telegrafi
07/10/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































