Diskutimi rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe bëri që të eskalojë debati ndërmjet analistit Astrit Gashi dhe ish të burgosurit politik Afrim Caka.
Analisti Gashi gjatë emisionit Debat Plus në RTV Dukagjini theksoi se nuk është fans e as ithtar i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Hiq s’jam, hiq”, tha Gashi.
E pas kësaj, reagoi ish i burgosuri Caka, i cili i tha se fjalët i ka nga Serbia. “Na po të ndjekim çdo ditë në televizion”, u shpreh Caka.
“Çka jam i Serbisë unë, a e din çka është me më thanë i Serbisë”…”, ia kthente Gashi.
Kjo bëri që situata të eskalojë, gjersa Cakës iu kërkua që ta lëshojë studion. /Telegrafi/