Alkooli, kur konsumohet në sasi të moderuar, është i kënaqshëm.
Megjithatë, gjatë festave të fundvitit, shumë njerëz kanë tendenca ta teprojnë me alkool dhe të pinë gjatë shumicës së ditëve, pa qenë të vetëdijshëm për efektet e dëmshme që kjo mund t’i ketë në trupin e njeriut, transmeton Telegrafi.
Por, çfarë efektesh saktësisht shkaktohen në trup nëse pini alkool çdo ditë për një muaj?
1: Shëndeti i zemrës
Konsumimi i tepërt i alkoolit mund të shkaktojë shtypje të lartë të gjakut. Shtypja e lartë e gjakut pastaj e rritë rrezikun e sëmundjeve vdekjeprurëse, siç është sulmi në zemër apo në tru.
Veç kësaj, konsumimi i tepërt i alkoolit mund të shkaktojë edhe rrahje të çrregullt të zemrës dhe, në disa raste, edhe vdekje të papritur.
2: Shtim të peshës
Alkooli ka shumë kalori dhe përmbajtje të lartë të sheqerit.
Kësisoj, nëse pini çdo ditë për një muaj, padyshim se këtë do ta vëreni edhe në barkun tuaj.
3: Shëndeti seksual
Dehja i rritë shanset të bëni seks të pasigurt. Kjo pastaj shpie në infeksione të sëmundjeve që transmetohen seksualisht apo edhe në shtatzëni të pa planifikuar.
4: Veshkat
Alkooli është diuretik, i cili i nxitë veshkat të prodhojnë më shumë urinë.
Kjo vetvetiu, por në veçanti edhe nëse shoqërohet me vjellje, mund të shpie në dehidratim dhe nivele të rrezikshme të ulëta të sodiumit, kaliumit dhe mineraleve tjera.
5: Pankreasi
Vetëm një sesion i vetëm me konsumim të tepërt të alkoolit mund të shpie në nivel shumë të ulët të sheqerit në gjak.
6: Mungesë të vitaminës B
Absorbimi i vitaminës B12 nga mishi, produktet e bulmetit dhe vezët mund të ndikohet në veçanti nga alkooli dhe shenjat e mungesës së kësaj mungese përfshijnë lodhje, probleme me frymëmarrje, dhimbje koke, zverdhje të lëkurës, etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht