Perceptimi ynë për ngjyra të ndryshme përcaktohet nga zakonet, traditat kulturore dhe në shumë mënyra, edhe nga vetë natyra. Për shembull, ngjyra e kuqe është e njohur për të rritur rrahjen e pulsit të zemrës
Prandaj, kur bëhet fjalë për zgjedhjen e veshjes, zgjedhja e duhur e ngjyrave mund ta përmirësojë gjendjen tuaj dhe t’ju bëjë më tërheqës në sytë e atyre që gjinden përreth jush, transmeton Telegrafi.
Më poshtë i keni disa informacione tejet interesante të cilat tregojnë se si ndikojnë në emocione ngjyrat e ndryshme të rrobave që i vishni.
Ngjyra e kuqe
Kjo ngjyrë nuk është aq e drejtpërdrejtë sa mund të duket. Veshja e ngjyrës së kuqe kërkon guxim. Duhet ta zgjedhni një nuancë e cila i përshtatet ngjyrës së lëkurës tuaj. Një veshje e kuqe mund të rrisë vetëbesimin dhe t’ju bëjë të dalloheni në një turmë njerëzish. Në pjesën më të madhe të botës, ngjyra e kuqe posedon aurën e pasioneve të rrezikshme dhe seksualitetit. Përveç nëse jeni në Indi, ku ngjyra e kuqe është ngjyrë tradicionale e fustaneve të nusërisë.
Kombinimi kuq e zi ka kohë prej që është bërë klasiku i modës. Për një efekt edhe më interesant, mund të provoni ta kombinoni edhe ngjyrën e kuqe me të bardhë ose me ngjyrë të trupit.
Ngjyra e verdhë
Sipas ekspertes së mirënjohur të stilit, Jeannie Mai, kjo ngjyrë mund t’ju ndihmojë të krijoni miqësi edhe me personalitetet më të ngurta. Megjithatë, pothuajse njësoj si me ngjyrën e kuqe, duhet të jeni të kujdesshëm për të zgjedhur një ngjyrë që përshtatet me atë të lëkurës tuaj. Nëse ndiheni të pasigurt për nuancën që keni zgjedhur, provoni fillimisht ta kombinoni me aksesorë ose funde, apo sende që nuk do të ndikojnë në skemën tuaj të sipërme të trupit.
Ngjyra e kaltër
Duke qenë e kundërta e ngjyrës së kuqe, e kaltra ndikon në psikologjinë tonë duke zvogëluar shtypjen e gjakut. Qoftë nëse jeni duke u përpjekur të çlodheni pas një dite të ngarkuar në punë apo jeni duke u përgatitur për një takim të rëndësishëm, veshja me të kaltër gjithmonë është opsioni i duhur. Kjo ngjyrë sigurisht se të dyve do t’ju ndihmojnë të relaksoheni dhe të krijoni një përshtypje të parë pozitive!
Ngjyra e gjelbër
Një tjetër ngjyrë qetësuese dhe e që mund të gjallërojë gjithçka në të njëjtën kohë. E gjelbra ka shumë nuanca, gjë që e bën të përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës. Nëse doni ta theksoni veshjen e gjelbër, atëherë përdorni aksesorë me ngjyrë neutrale. Kur përdorni një nuancë të lehtë të kësaj ngjyre, mund të eksperimentoni duke kombinuar sendet e gjelbra me bizhuteri ose kapela me ngjyra të ndezura.
Ngjyra vjollcë
Kjo ngjyrë është thelbësore për krijimin e një përshtypjeje me përvojë dhe vetëbesim të lartë. Për shembull, rekomandohet që të vishni vjollcën në një intervistë pune. “Veshjet me ngjyrë vjollce mund të bëjnë që fytyra e re të duket më e pjekur,” thekson Jeannie Mai. Për më tepër, vjollca mund ta gjallërojë edhe pamjen më të zakonshme.
Ngjyra e zezë
Kjo është ngjyra që i përshtatet të gjithëve! Kur është fjala për veshje, e zeza është e njohur që krijon një efekt vizual të një trupi më të hollë. Në përgjithësi, rrobat me ngjyrë të zezë mund të krijojnë një përshtypje të zymtësisë, por që njëkohësisht edhe të elegancës.
Ngjyra e portokalltë
Një ngjyrë që kombinon cilësinë e diellit të verdhë dhe thellësinë e të kuqes. Ngjyra e portokalltë mendohet të jetë ideale për stimulimin e aktivitetit dhe kreativitetit. Ju nuk duhet të kombinoni një ngjyrë të tillë me ndonjë gjë të dukshme. Në vend të kësaj, përpiquni ta përdorni atë në kombinim me ngjyrat e ftohta ose neutrale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nëse keni dhjamë të tepërt në kofshë dhe ijë: Bëjeni këtë dhe shtresat do të zhduken brenda një kohe të shkurtër

Tre gjëra që nuk duhet të bëni kurrë pas ndarjes
Amal dhe George Clooney kanë mënyrën më të çuditshme për të rritur fëmijët e tyre

Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Zbuloni çfarë thotë ky studim për njerëzit që flasin shpesh në telefon me mamin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës