Ashtu sikurse të gjithë e dimë, çdokush në këtë botë bën gabime të vazhdueshme. Këto gabime i bëjmë gjithandej. Gabojmë në familje, në shoqëri, në punë, etj.
Po si ndikojnë këto gabime në karrierën tonë? A janë këto gabime gjithmonë të ndreqshme apo dëmi i tyre është aq i madh sa rrezikojmë të mbesim ndoshta pa një punë, e jo më pa një karrierë?
Telegrafi ju sjell katër gabimet që bëhen në karrierën profesionale.
Gabimet nuk janë gjithmonë të gabuara
Kjo është një fjali paradoksale në vetvete, por që ka një mesazh të rëndësishëm. Gabimet nuk janë gjithmonë të gabuara, nëse ato na mësojnë diçka. Nëse një gabim vlen si një mësim e nuk përsëritet më ai nuk quhet një gabim por një eksperiencë. Këto lloj gabimesh kanë një ndikim pozitiv në karrierën tuaj.
Nëse gabimet përsëriten, nuk quhen më gabime
Këto lloj gabimesh të përsëritura janë pikërisht ato që kanë një ndikim negativ në karrierën tuaj. Nëse një gabim përsëritet atëherë tregon se nuk keni marrë asnjë mësim nga hera e parë kur e kryet këtë gabim. Në një organizatë kur gabimet përsëriten konsiderohet se personi është i paaftë për pozicionin që posedon dhe kjo mund të pasohet me një paralajmërim ose ndoshta dhe me një heqje nga puna, përcjell Telegrafi.
Gabimet dënohen për nga rëndësia
Kur flitet për gabime, në fokus janë gabime aq të mëdha për nga rëndësia sa mund të jenë edhe të parikuperueshme. Në një organizatë të gjithë bëjnë gabime pasi nuk do të quheshim qenie njerëzore nëse gjithçka do të punonte në përpikëri. Nëse shefi e do kafen me një sheqer por ju i hodhët dy, ky nuk është një gabim por çështje pakujdesie. Kjo nuk do të thotë se pakujdesitë nuk kanë pasoja dhe se nuk janë të rëndësishme, por nuk mund të kategorizohen në gabime që ndikojnë karrierën tuaj.
“Paratë mbi të gjitha”, gabim thelbësor në karrierë
Edhe pse një ofertë me një pagë të lartë mujore është e vështirë për t’u refuzuar, është vendimi më i gabuar që mund të merrni nëse e bazoni vendimin vetëm mbi çështjen e parave. Që të ecni në karrierën tuaj e të jeni të lumtur është shumë e rëndësishme që të bazoheni në shumë komponentë të tjerë. Nëse duhet të merrni një vendim ndërmjet një pune me pagë të lartë e një pune që pëlqeni, duhet të zgjidhni këtë të dytën, pavarësisht rrethanave. Edhe në qoftë se ju nevojiten para, po të zgjidhni punën që keni pasion me siguri shumë shpejt do të arrini t’i gjeneroni paratë që do të merrnit nga ajo punë që nuk pëlqenit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame