Nga: George Clooney dhe John Prendergast / The Economist
Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com
Në ditët pasi Grupi Wagner hoqi dorë nga marshimi drejt Moskës – më 24 qershor – janë shtuar spekulimet se çfarë do të bëhet me kompaninë famëkeqe paraushtarake ruse dhe me udhëheqësin e saj, Yevgeny Prigozhin. Në kohën e raportimeve të presidentit Vladimir Putin që sillen rreth aseteve dhe dislokimeve të trupave të Wagner-it, si dhe statusit dhe vendndodhjes të mbuluar me mister për vetë z. Prigozhin, është e paqartë e ardhmja e grupit – dhe perandoria e tij e gjerë e biznesit.
Ajo që ashiqare dihet është se gjatë dekadës së fundit Wagner-i ka qenë një nga nismat më të suksesshme të politikës së jashtme të Rusisë. Grupi ia ka lejuar Rusisë të zgjerojë ndikimin në shtetet e paqëndrueshme, veçanërisht në Afrikë, duke i avancuar interesat e veta ekonomike – të shumtën e herëve përmes mjeteve të dhunshme. Paqëndrueshmëria e perceptuar e Wagner-it, për momentin, Amerikës dhe komunitetit më të gjerë ndërkombëtar ia ofron mundësinë e paprecedentë për ta kundërshtuar përdorimin nga Rusia të kësaj force që nxitet nga mizoritë dhe nga korrupsioni jashtë vendit.
Republika e Afrikës Qendrore (RAQ) është vendi ku metodat e Wagner-it mund të shihen më gjerësisht. Në RAQ, Wagner-i e ka krijuar një manual se si mbahet peng qeveria duke e përdorur një transaksion të thjeshtë brutal: mbrojtjen e regjimit në këmbim të koncesioneve minerale. Wagner-i e ndihmoi presidentin e vendit, Faustin-Archange Touadera, të rekrutonte, të stërviste dhe të pajiste një ushtri paralele që është e përkushtuar në mbrojtjen e një regjimi pro-rus, dhe ajo ushtri përdori dhunë masive për ta shuar opozitën dhe për ta marrë kontrollin e koncesioneve të mëdha të minierave. Me drejtuesit e RAQ-it që kanë dhënë lejen për plaçkitje, Wagner-i e ka përdorur terrorin për të privatizuar dhe për ta kulluar pasurinë minerale të vendit, duke u paguar në konfliktin me ar dhe diamant të përgjakshëm. Prania keqdashëse e Wagner-it i ka përkeqësuar krizat e njëpasnjëshme humanitare në RAQ, duke kontribuar në shkallën e vdekshmërisë që është më shumë se dyfishi i çdo vendi tjetër në botë.
Strategjia e Wagner-it në RAQ ishte që të “mos e lënë asnjë gjurmë”, duke vrarë dëshmitarët okularë dhe duke i vrarë civilët – përfshirë gratë dhe fëmijë, gjë që vërehet nga një hetim i fundit nga The Sentry – nga organizata që ne e bashkëthemeluam dhe që kërkon të eliminojë rrjetet shumëkombëshe grabitqare. Hetuesit e Sentry-t i kanë intervistuar ushtarët e RAQI-it dhe milicët në zinxhirin komandues të Wagner-it, të cilët thanë se ishin të trajnuar për të torturuar – për të prerë duart dhe këmbët, për të hequr thonjtë, për të mbytur dhe për të djegur njerëzit për së gjalli.
Kjo strategji – e përdorur në forma të ndryshme në Libi, në Mali, në Sudan dhe gjetkë – në disa mënyra i shërben interesave të Rusisë. Me shpenzime të vogla, një numër relativisht i vogël mercenarësh ndihmon në zgjerimin e ndikimit global të vendit, duke ia ofruar qeverisë ruse mundësinë e mohimit teksa mbështet regjimet e parive dhe komandantët e luftës që kanë forcë shkatërrimtare. Kjo qasje e krijon njëkohësisht një sistem të spastrimit të parave në tregun e zi, në një kohë kur sanksionet e lidhura me Ukrainën e kanë kufizuar qasjen e Rusisë në këmbimin valutor dhe në tregjet globale. Dhe, Wagner-i i shërben një objektivi gjithëpërfshirës strategjik rus: përmbysjen e demokracisë në Afrikë.
Ka të ngjarë që të evoluojë struktura e trupave, e kontratave dhe e mercenarëve të Wagner-it. Gjithçka varet nga mënyra se si Putini vendos të menaxhojë këto asete të vlefshme dhe në nivelin në të cilën ai mund të kontrollojë atë që padyshim do të jetë periudhë e tranzicionit të diskutueshëm. Pavarësisht nëse emri mbetet ose ndryshohet, ose nëse shkrihet në një ose në më shumë kontraktorë ushtarakë privatë rusë – ose mbërthehet nga institucionet shtetërore – Wagner-i mbetet mjeti efektiv i Rusisë për ta zgjeruar ndikimin. Marrëveshjet e grupit janë shumë fitimprurëse për Rusinë dhe për aleatët e saj autoritarë, për çfarë këto shtete nuk do ta ndryshojnë qasjen.
Me pak fjalë, në cilëndo formë potencialisht të modifikuar, virusi Wagner do të jetojë. Dhe, konfuzioni i momentit aktual e ofron një mundësi ideale për Amerikën dhe në përgjithësi për komunitetin ndërkombëtar, për të ndërmarrë veprime si kundër operacionit ashtu edhe kundër krijuesit të tij.
Në qershor, Thesari i Amerikës vendosi sanksione ndaj trupave të lidhura me Wagner-in që trafikojnë diamant dhe ar të përgjakur nga RAQ-i. Por, nevojitet një strategji më e fortë për ta kundërshtuar kërcënimin që modeli Wagner paraqet për paqen globale – për të drejtat e njeriut dhe për qeverisjen e mirë.
Amerika, Bashkimi Evropian dhe aleatët e tjerë duhet të fokusohen që Wagner-in ta konsiderojnë si financiarisht ashtu edhe ligjërisht përgjegjës. Ata duhet ta krijojnë një koalicion ad hoc që e synon shpërbërjen e perandorisë së biznesit të këtij grupi, duke u mbështetur në mësimet dhe nga përpjekjet e ngjashme që janë fokusuar te Shteti Islamik dhe tek al-Qaeda. Shtimi i sanksioneve ndaj rrjeteve të përfshira në RAQ dhe në vendet e tjera afrikane, përfshirë avokatët dhe financuesit që i mundësojnë ato, mund ta krijojë një efekt parandalues tek ata që në të ardhmen duan t’i marrin parasysh aleancat me Wagner-in – ose sido që të quhet pasardhësi i tij – dhe kjo sistemit do t’ia bëjë më të vështirë vetëfinancimin.
Komuniteti ndërkombëtar duhet gjithashtu ta ketë prioritet hetimin dhe ndjekjen penale të atyre që janë më përgjegjës për krimet e luftës dhe për krimet kundër njerëzimit, qofshin ata personel i Wagner-it apo udhëheqësit e regjimit dhe kryekomandantët lokalë të luftës që janë aleatë me Wagner-in.
Ka shumë premtime të mëdha të paplotësuara, për të ndjekur ata që përfitojnë nga plaçka shumë e dhunshme e Wagner-it – nga kompanitë që zotërojnë minierat e deri te lehtësuesit në shtetet fqinje të Gjirit dhe në Rusi. Jo vetëm se një qasje e tillë do të dobësonte ingranazhin e makinerisë koloniale grabitqare të Rusisë, por gjithashtu do të dekurajonte kleptokracitë afrikane dhe rrjetet transnacionale që i mbështesin ata për t’u futur ose për t’i mbajtur marrëdhëniet e tilla të shfrytëzimit.
Është koha për ta krijuar një masë përgjegjësie për këtë model brutal të kapjes së shtetit dhe për ta kundërshtuar në mënyrë aktive zgjerimin e tij. Pavarësisht se si ndryshon kërcënimi i Wagner-it, komuniteti ndërkombëtar mund ta bëjë të qartë të ardhmen e tij. /Telegrafi/
(George Clooney është bashkëpresident i Fondacionit Clooney për Drejtësi dhe bashkëthemelues i organizatës The Sentry. John Prendergast është bashkëthemelues i The Sentry. Kryeredaktorja e javores The Economist, Zanny Minton Beddoes, është në bordin e Fondacionit Clooney për Drejtësi.)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje