A mund të imagjinoni se partneri juaj ju tradhton? A keni vërejtur ndonjë shenjë që tregon se ai ose ajo po ju tradhton me dikë?
Shpresojmë se nuk keni dhe nuk do të keni probleme të tilla. Por për çdo rast ju sjellim horoskopin që të argëtoheni pak, dhe të kuptoni se si sillen shenjat e horoskopit kur janë të pabesë.
Dashi bëhet grindavec
Nëse Dashi tradhton do të thotë se nuk po i kushtoni vëmendje të mjaftueshme, dhe këtë gjë mund ta bëjnë nga hakmarrja nëse janë shumë të lënduar. Kur tradhtojnë bëhen të mërzitshëm. Mashkulli nga mendja e shëndoshë do t’iu bombardojë me sulme verbale, derisa Dashi (femër) do t’iu bezdis rreth pamjes fizike, dhe shpesh do të grindeni dhe do të thoni se nuk jeni të njëjtë si më parë. Nëse vendosin të takohen me dashnoren apo dashnorin, shpejt do të vrapojnë kah dera.
Demi ndryshon shprehitë
Anëtarët e kësaj shenje i futen tradhtisë për shkak se janë lodhur nga rutina në lidhjen e tyre, por edhe për shkak të tërheqjes së fortë seksuale me një person të ri. Edhe pse rrallë shfaqin ndjenjat e vërteta, Demi zbulon shqetësime të tepruara në lidhje me pamjen (blejnë rroba të reja, shkojnë shpesh te frizeri apo në palestër). Ndryshimi i papritur i shprehive, daljet e shpeshta dhe fshehja e telefonit mobil, janë arsye të mjaftueshme për dyshim.
Binjakët gjithmonë kanë alibi
Anëtarët e kësaj shenje tradhtojnë vetëm atëherë kur janë të sigurt se askush nuk do ta kuptojë, ose nëse nuk u bën fare përshtypja lidhja në të cilën janë. Kur tradhtojnë janë shumë të shkathët, mendojnë shpejt dhe kanë kujdes në çdo lëvizje. Jo rrallë herë shfrytëzojnë miqtë që ju shërbejnë si alibi. Janë të bindur se nuk mund t’i mashtroni. Por fusni ata në një skaj dhe bombardojini me pyetje, dhe nga habia do të zbulohen.
Gaforrja largohet nga partneri
Nuk ekziston ndonjë arsye universale për tradhti tek Gaforret, por një gjë është e sigurt tek ata, se dëshirojnë të humbasin sigurinë e partnerit të tyre, por jo edhe të dashnores. Pabesinë e tyre e zbulojnë arsyetimet e shpeshta se janë të lodhur dhe të ngarkuar me punë të ndryshme. Shpesh refuzojnë seksin dhe kështu emocionalisht largohen nga partneri. Por nëse fillojnë të shpenzojnë pa kontroll, atëherë duhet të jeni të kujdesshëm.
Luani tradhton partnerin
Anëtarët e kësaj shenje zakonisht tradhtojnë për shkak të seksit dhe eksitimit. Kur e bëjnë këtë, para partnerit aktrojnë kinse gjithçka është në rregull. Dinë të jenë partner të përkryer, por në momentin që Luani mashkull rehatohet tradhton partneren në të gjithë mënyrat, derisa ajo do t’i qëndrojë besnike, dhe do të përgatisë ushqimet e preferuara dhe do ta pres e zbukuruar me frizurë, grim dhe rroba të reja. Tradhtinë nuk do ta pranojë edhe nëse e zini me presh në dorë, por do t’iu sulmojë edhe më shumë që keni menduar për këtë.
Virgjëresha sulmon partnerin
Virgjëresha zakonisht i futet tradhtisë pasi zhgënjehet në partnerin e saj dhe më nuk dëshiron të jetë në atë lidhje, por se ende nuk e ka menduar tregimin se si të largohet nga ai. Kur tradhtojnë gjithmonë kanë alibi për gjithçka, por bëhen shumë kritike dhe ironike dhe vazhdimisht nxjerr në pah të metat e juaja. Nëse Virgjëresha fillon të shmang seksin, kjo është arsye e mjaftueshme për të dyshuar.
Peshorja si adoleshent i dashuruar
Anëtarët e kësaj shenje aspak nuk janë imun ndaj tradhtisë, por në të lëshohen ekskluzivisht nëse dashurohen. Kur tradhtojnë sillen sikur të ishin të dashuruarit e fazës së pubertetit. Shpesh kujdesen për veten, pastrohen dhe ndërrojnë rrobat, kurse disponimin e kanë në nivelin më të lartë të mundshëm. Gjithçka do të bëjnë që të fshehin tradhtinë, dhe nëse partneri dyshon për të tradhti ai natyrisht se do t’i thotë se ishte thjesht një flirt.
Akrepi e bën me plan dhe qetësisht
Anëtarët e kësaj shenje tradhtojnë për shumë arsye, dhe kur vendosin të lëshohen në diçka të tillë, ky fakt flet vetëm për një gjë se ata do të sigurohen që askush të mos t’i zbulojë, sepse janë të vetëdijshëm për inteligjencën e tyre që e kanë për tradhti. Akrepi tradhton me shumë mençuri dhe qetësi. Meshkujt vazhdimisht do të flenë me partneren e tyre dhe për asnjë moment nuk do të humbin interesimin për të, kurse femrat e kësaj shenje do të heqin dorë nga shikimi i ngrohtë.
Shigjetari i drejtpërdrejt
Ata tradhtojnë kur nuk janë më të kënaqur me partnerin e tyre, dhe kur u zbehet joshja fizike. Shigjetari mashkull do të fillojë vazhdimisht të thotë se lidhja është bërë monotone, derisa femra nuk do të mundohet të mbrojë lidhjen dhe do të pajtohet me fatin. Por para se partneri të dyshoj për tradhti, Shigjetarët këtë gjë e pranojnë vet.
Bricjapi tradhton , por jo shumë gjatë
Bricjapi tradhton vetëm atëherë kur partneri i tyre rehatohet dhe mendon se gjithçka është në rregull me lidhjen e tyre. Ata atëherë i futen aferave që u sjellin siguri dhe rehati. Kur është fjala për ndonjë aventurë të shkurtër, partneri i tyre as që do ta kuptojë për të.
Ujori largohet nga këto gjëra
Dorën në zemër, meshkujt dhe femrat me këtë shenjë, shumë rrallë tradhtojnë, por edhe kur e bëjnë ata këtë gjë edhe ia vizatojnë partnerit të tyre. Ata më nuk do të jenë të interesuar për lidhje dhe vazhdimisht do të flasin për një të ardhme krejt të kundërt me atë të partnerit. Femrat do të thonë se kanë nevojë për më shumë shoqëri dhe se lidhja e tyre ka filluar ti ngufas, kurse në çdo pyetje lidhur me tradhtinë do të reagojë egërsisht.
Peshqit nuk janë në përputhje
Peshqit mund të duan më shumë se një partner dhe të sillen njëjtë ndaj të gjithëve. Munden shpesh të humben në gënjeshtra të panevojshme, por më së miri do ti zbuloni nëse pinë pak. Vetëm atëherë do të shfaqin anën e tyre të errët, kurse sapo të kthjellen do t’i mohojnë të gjithçka që i kanë thënë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
Një stërvitje që zgjat vetëm shtatë minuta në shtëpi zëvendëson një orë në palestër
Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi
Ata gjithmonë marrin atë që duan: Shenjat e zodiakut që mund t'ju manipulojnë në sekonda
Zgjedhja e çarçafëve të duhur: Gjithçka që duhet të dini
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë