Fryta më e shëndetshme arrore: Si hahet bajamja?

Bajamja ka dobi të shumëfishtë për shëndetin tonë, mirëpo thonë që është me rëndësi edhe se si e hamë
Bajamet (Prunus dulci), para konsumimit, duhet t’i njomim në ujë dhe t’i lëmë ashtu gjatë natës. Përse?
Për shkak se në atë mënyrë nga ai më së mirë “nxirret” gjithë ajo që na duhet: proteinat, fibrat, vitamina E, kalciumi, zinku, fosfori dhe magnezi.
Bajamet “e thata” kanë enzime dhe membrana të cilat i mbrojnë para mbirjes, por edhe rëndojnë organizmin tonë që nga ai të marrin përbërësit e rëndësishëm.
Kur qëndrojnë në ujë membrana zhduket, e cila di të ketë edhe shije të hidhur, prandaj kjo për ne është shumë e rëndësishme: nutrienet e shëndetshme na janë të qasshme, stomaku ynë më lehtë do t’i zbërthejë, por edhe për ne është më e thjeshtë t’i hamë, sepse pa membrana janë më të buta.
Është me rëndësi që bajamet t’i njomni në ujë. Mirëpo, a e dini që bademi është afrodiziak, transmeton Telegrafi.
Bajamja është fryti arror më alkalin, çka do të thotë që në trup nuk krijon reaksion acidik. Përveç kësaj, në të gjendet sistemi shumë i balancuar i materive ushqyese, dhe kështu është i njohur si fruti më i shëndetshëm arror, siç është për shembull molla në mes pemëve.
Rreth 52 për qind e peshës së tij bie në yndyra, nga të cilat 67 për qind janë të pangopura. Kombinimi shumë i mirë dhe i shëndetshëm i yndyrave esenciale, proteinave dhe fibrave mundëson efekt pozitiv të bademeve në nivelin e kolesterolit në gjak – shumë mjekë dhe ekspertë mjekësor u rekomandojnë njerëzve të hanë badem për të ulur nivelin e kolesterolit.
Përveç kësaj, bajamja është një nga burimet më të pasura të vitaminës E në natyrë. Kjo vitaminë është antioksidante, respektivisht vepron kundër radikaleve të lira.
Në bajame gjejmë edhe shumë vitaminash komplekse B, veçanërisht niacinëm, dhe mineralet, nga të cilat ndajmë kalciumin, me të cilin pikërisht bademi është më i pasur ndër frutat arrore.
Materiet e tij ushqyese, veçanërisht proteinat, në mënyrë ideale plotësojnë kombinimin me drithërat, prandaj është më e mira në kombinim me musli.
Bajamet mund t’i përdorim, edhe të përziera në mikser në formë të gjalpit ose nga ata mund të bëjmë edhe qumësht shumë të shijshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?