LAJMI I FUNDIT:

Si funksionoi revolucioni i Carlo Ancelottit te Evertoni: Sulmuesi i pandalshëm Calvert-Lewin, gjeniu James Rodriguez dhe ylli Richarlison

Evertoni humbjen e fundit e ka pësuar nga Bournemouth në ditën e fundit të sezonit të kaluar dhe që atëherë skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti, ka shkëlqyer, duke marr vetëm fitore në ndeshjet zyrtare.

Gjatë asaj humbje 3-1 në shtëpi në fund të korrikut, u panë shumë probleme, me një portier që bënte gabime, një mesfushë që nuk funksiononte dhe paaftësi për të krijuar raste.

Duke i parë këto probleme Ancelotti u fut në afatin kalimtar të verës, duke ofruar disa lojtarë që ishin të nevojshëm për një skuadër garuese.


Tani dy muaj pas humbje ndaj Bournemouth, Evertoni janë në krye të renditjes të Ligës Premier, duke mbajtur vendin e tretë dhe atë fal diferencës së golave, ​​pasi kanë fituar secilën nga tre ndeshjet e para. Ata gjithashtu me lehtësi kanë kaluar tutje në Carabao Cup, duke eliminuar Salfordin, Fleetwoodin dhe West Hamin.

Tani skuadra e Ancelotti, duket ndryshe nga ajo që e mbylli sezonin e kaluar në pozitën e 12, ndërsa këtë vit synimet janë të qarta, një vend ne Evropë dhe një trofe.

Ish-trajneri i Chelseat dhe Milanit është i vetëdijshëm që duhet punë për të përmirësuar skuadrën e tij dhe për të vazhduar me rezultate mbresëlënëse, por optimizmi te tifozët është i lartë, gjë që nuk kishte ndodhur që nga koha kur Roberto Martinez ishte trajner, shtatë viteve më parë.

Dail Mail ka renditur pesë arsyet kryesore të fillimit perfekt të Evertonit, pas fitores së gjashtë me radhë këtë vit, kur mposht West Hamin të mërkurën.

Një mesfushë e ekuilibruar në mënyrë të përsosur

Pas largimit të Idrissa Gueye te PSG, ardhja e Fabian Delph nuk arriti të mbushte zbrazësit pasi kishte edhe lëndime.

Jean-Philippe Gbamin, një lojtar që erdhi për 28 milionë euro nga Mainz, humbi praktikisht të gjithë sezonin për shkak të dëmtimit, gjë që i kishte ndodhur edhe të riut Mason Holgate, i cili është mbrojtës, por ishe adaptuar në mesfushë.

Gylfi Sigurdsson, Tom Davies dhe Morgan Schneiderlin nuk arritën të bënin përshtypje, ndërsa Andre Gomes kishte një sezon mes një dëmtim serioz në kyçin e këmbës, por luajti shumë ndeshje në fund të sezonit të kaluar.

Ancelotti, duke e ditur që ka një mesfushë me probleme, ofroi emra si Allan nga Napoli dhe Abdoulaye Doucoure nga Watford.

Dyshja kanë formuar një treshe në mesfushë me pamjen e re së bashku me Andre Gomesin, duke i dhënë Evertonit një ekuilibër mirë në qendër të fushës.

Allan është një shkatërrues që di të luajë edhe me topin, Doucoure sjell energji dhe shkon nga zona në zonë, ndërsa Gomes tani bën më pak punë të me ndërhyrje dhe ka më shumë hapësirë ​​për të përdorur vizionin.

Futja e Rodriguez në lojën e skuadrës

Kur Everton e transferoi James Rodriguez në fillim të këtij muaji, disa ekspertë vunë në dyshim nëse 29-vjeçari kishte dëshirën – dhe aftësinë – që ta luante në Ligën Premier pas një sezoni të fundit zhgënjyes me Real Madridin.

Përgjigja e tij ka ishte fantastike. Tri paraqitje të shkëlqyera kundër Tottenhamit, West Bromit dhe Crystal Palaces, duke përfshirë një gol, një asistim dhe shumë raste të krijuara.

Nga marrëdhënia e ngushtë e Rodriguezit me Ancelottin  ka përfituar Evertoni, pasi ata kanë punuan së bashku në Real Madrid dhe Bayern Munchen.

James i ka dhënë mundësi Ancelottit të luajë me formacionin 4-3-3 me Gomes, Allan dhe Doucoure në mesfushë.

Kolumbiani me prekjet e tij magjike shpesh fut në rast të mirë dyshen tjetër të sulmit Richarlison dhe Dominic Calvert-Leëin,

Rodriguez ka cilësitë e një superylli. Everton është me fat që e mori.

Lojtari kryesor i Ancelottit

Asnjë lojtar nuk ka përfituar nga ardhja e Ancelotti dhjetorin e kaluar më shumë se sulmuesi Calvert-Lewin, golashënuesi më i mirë aktual në Ligën Premier.

Ai konsiderohej si një sulmues që bën gjithçka, por nuk shënonte shumë. 23-vjeçari tani e ka zhvilluar edhe këtë aftësi dhe tani gjendet shpesh në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.

Secili prej pesë golave ​​të tij në Ligën Premier këtë sezon kanë ardhur me goditjen e tij të parë, aftësinë e adaptuar nga sulmuesi legjendar Filippo Inzaghi.

Një het-trik në fitoren 4-1 në Carabao Cup ndaj West Ham të mërkurën tregoi edhe një herë formën e tij të jashtëzakonshëm.

Fillimi i sezonit i të Calvert-Lewin është në kontrast të plotë me fundin e sezonit të shkuar, kur nuk arriti të shënonte në 11 ndeshjet e fundit.

Ancelotti kishte besimin tek ai pavarësisht ndeshjeve pa gola, dhe tani po jetë  frytet e veta.

https://www.youtube.com/watch?v=6nvg8l0gaFw&ab_channel=GOLGOLTV

Ai është i fortë në ajër, i shpejtë dhe gjithnjë e më i saktë para portës. Calvert-Lewin duket si një komponent kyç në sulmin e Everton për vitet që vijnë pasi ka kontratë pesë-vjeçare me klubin.

Edhe një fjali për brazilianin Richarlison, që gjithashtu është në formë këtë vit dhe pa dyshim është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Ancelotti.

Mbrojtja në formë të lartë

Yerry Mina dhe Michael Keane janë më të qëndrueshëm në qendër të mbrojtjes, dhe e kanë filluar sezonin në mënyrë të shkëlqyeshme.

Lucas Digne sezonin e kaluar kishte kritika, por me tetë asistime dhe një gol në të gjitha garat, ai këtë sezon është përmirësuar më shumë.

Francezi është në sinkron edhe me Richarlisonin, ndërsa ka siguruar edhe një asistim të shkëlqyeshëm për Calvert-Lewin ndaj Spurs.

Në krahun tjetër, Seamus Coleman, ka treguar se mund të luajë deri në moshën 40 vjeçare.

Pasi humbi vendin e tij sezonin e kaluar nga Djibril Sidibe që ishte në huazim, kapiteni është kthyer përsëri si zgjedhja e parë.

Me mesfushën e Everton që luajnë mjaft ngushtë, energjia e Coleman dhe Digne do të jetë thelbësore për të ecur përpara.

Gara për një vend në formacion

Formacioni këtë vit është pasuara me ardhjet e Rodriguez, Doucoure dhe Allan që kanë pasur efektin të mirë në përmirësimin edhe të stolit të Ancelotti.

Italiani në bankë ka emra si Gylfi Sigurdsson, brazilianin Bernard, Alex Iëobin dhe Moise Kean.

Ancelotti tani ka në dispozicion shumë opsione të mira nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet.

Theo Ëalcott dhe Niels Nkounkou i ardhur nga Marseille janë po ashtu emra që mund të përdoren, ndërsa numri i lojtarëve të lënduar është i madh, me kthimin e tyre, trajneri do të ketë më shumë mundësi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Përfaqësueset
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Ndërkombëtare
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Serie A
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Premier League
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori