Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar këto ditë se ka ardhur koha për një kapitull të ri, dhe ka paralajmëruar se nuk do të kandidojë më për kancelare e as për kryetare të partisë CDU.
“Ka ardhur koha t’ua kumtojë një vendim të rëndësishëm që e kam marrë. Nuk do të kandidohem më për kryetare të CDU-së në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në dhjetor. Ky është mandati im i katërt në krye të qeverisë, dhe hera e fundit si kancelare. Nuk do të kandidohem për kancelare në zgjedhjet e vitit 2021, por as për deputete në Bundestagun gjerman. Gjithashtu nuk planifikojë të kryej kurrfarë funksioni tjetër politik”, ka deklaruar Merkel, transmeton Telegrafi.
Ajo ka pranuar se kishte menduar mirë se si mund të japë kontributin e saj për Gjermaninë dhe partinë.
“Tash e 18 vite jam kryetare e partisë CDU dhe 13 vite kancelare. Kur më 30 maj të vitit 2005 njoftova se do të kandidojë për kancelare, kam thënë se dua t’i shërbejë Gjermanisë. T’i shërbesh Gjermanisë dhe qytetarëve është detyrë e rëndësishme. Jam falënderuese që kam pasur rastin që për një kohë të gjatë ta bëjë një të tillë”, ka shtuar Merkel.
Kur në vitin 2005, Merkel u bë kancelarja e parë (femër) në historinë e Gjermanisë, shumë persona suksesin e saj e kanë parë si dëshmi se nuk duhet nënvlerësuar kundërkandidati për të parin e vendit.
Në konferencën e parë për media si mandatare për formimin e qeverisë në vitin 2005, Merkel kishte vështirësi të fsheh emocionet edhe përkundër faktit që disa gazetarë të huaj u munduan t’i “nxjerrin” informacione, kur u pyet se si ndihet pasi është zgjedhur kancelarja e re e Gjermanisë.
“Si po ndiheni, të lutem na tregoni”, insistonte një gazetar danez, por Merkel ishte përgjigjur shkurt “mirë jam, jam në disponim”, duke shtuar se është shumë e koncentruar për pyetjet rreth koalicionit qeverisës në qeverinë e saj të parë që do ta udhëheq.
Në maje të politikës gjermane ajo nuk ishte ngjitur hapë pas hapi nëpër strukturat e partisë. Për politikë kishte filluar të shpreh interesimin vetëm pas rënies së komunizmit, kurse në skenën politike për herë të parë ishte shfaqur në publik si zëvendëse e zëdhënëses së partisë së parë demokrastike të Gjermanisë Lindore, kurse në maje të politikës gjermane të ngjitet e ndihmoi Helmut Kol.
Pas bashkimit të dy Gjermanive, Kol e emëroi Merkelin si Ministre për punësimin e grave dhe të rinjve. Por, pasi Kol humbi ndaj rivalit politik nga SPD-ja, Gerhard Shroder në zgjedhjet e vitit 1998, lideri i CDU-së, Wolfgang Shojble e emëroi Merkelin sekretare të përgjithshme të partisë.
Por pas pretendimeve rreth donacioneve të kundërligjshme dhe mbledhje së fshehtë të një shume të parave, me të cilat Kol financonte partinë në vitin 1999, mbrojtësja e tij më e madhe ishte ajo që kërkoi nga ai të tërhiqet, dhe kështu më 10 prill të vitit 2000 u bë gruaja e parë në krye të demokristianëve.
Merkel ka studiuar fizikën në Lajpcig, kurse doktoraturën e ka mbrojtur në Akademinë e Shkencave në pjesën lindore të Gjermanisë. Doktoraturën e ka mbrojtur te profesori Joachim Saur në vitin 1986, i cili disa vite më vonë u bë bashkëshorti i saj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Franca i ofron inteligjencë Ukrainës pas pezullimit nga SHBA-ja

Trump paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk i liron pengjet – i kundërpërgjigjet grupi militant

Zelanda e Re shkarkon të dërguarin në Mbretërinë e Bashkuar, pas komenteve që i bëri për Trumpin

Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi