Vështrimi më i mirë për Vladimir Putinin që kam dëgjuar ndonjëherë ka qenë ai i babait të një shokut tim, ish-disident sovjetik. Në Leningradin e viteve 1960, provoi në lëkurën e tij praktikat operuese të KGB-së, shërbimit më të frikshëm të sigurimit të Bashkimit Sovjetik. Po e njëjta organizatë me të cilën Putini kaloi vitet më të rëndësishme të rinisë para se t’i futej politikës dhe të niste ngritjen marramendëse drejt Presidencës. E kaluara e KGB-së, e liderit rus, nënkupton se ai do të ketë gjithmonë mendësinë e një spiuni – më thoshte kështu gjatë një mbrëmjeje, babai i shokut tim. “Putini nuk mund të nënshtrohet dot”, tha ai, “por, mund të thyhet.”
Pak njerëz kanë treguar më mirë se gazetarja Catherine Belton -në librin e saj të ri, “Njerëzit e Putinit: Si e rimori KGB-ja Rusinë dhe pastaj ia mësyu me Perëndimin”, se si KGB-ja formësoi Putinin dhe Rusinë moderne. Belton thotë se Putini nuk ka hequr dorë kurrë nga misioni i tij për të rikthyer pushtetin e KGB-së, që për një kohë u duk sikur do ta kishte fatin e njëjtë me atë të Bashkimit Sovjetik. Ajo gjurmon karrierën e Putinit dhe bashkëpunëtorëve të tij që prej kohës kur ishte spiun i nivelit të mesëm në vitet 1980, gjatë kryengritjes së viteve 1990, e deri në majat e politikës dhe biznesit rus. Ata kanë farkëtuar një sistem, thotë Belton, që përdor rregullat e lojës së KGB-së për të mbajtur pushtetin, manipuluar qindra miliarda dollarë në qarkullimin e parave dhe për të shpërndarë ndikimin rus thellë në Perëndim.
Shpërthimi i koronavirusit është moment i përshtatshëm për të studiuar Putinin dhe regjimin e tij. Vështirësitë dhe pasiguria ekonomike kanë ndikuar që përkrahja e Putinit të bie në nivelin më të ulët në 20 vjetët e fundit, duke sjellë një prej krizave më të mëdha të presidencës së tij dhe duke ngritur pyetje për të ardhmen e tij politike. Ndërkohë që lideri rus orvatet të kalojë këtë stuhi, analiza e Beltonit është dritare në grupin e njerëzve (pothuajse të gjithë burra) që ushtrojnë pushtetin në Kremlin. I shkruar bukur dhe i hulumtuar me kujdes, “Njerëzit e Putinit” duket se do të bëhet vepra më autoritare rreth ndikimit të vazhdueshëm të spiunëve rusë.
Për ta kuptuar mënyrën e veprimit të Putinit, Beltoni propozon që të shkojmë në qytetin Dresden të Gjermanisë Lindore, ku Putini shërbeu si agjent i huaj më 1985. Edhe pse shumë studime të kësaj periudhe të jetës së Putinit deklarojnë se ai nuk kishte bërë më shumë sesa të mësojë gjermanisht dhe të pijë birra, Beltoni skicon një portret shumë të ndryshëm. Putini, thotë ajo, ishte i përfshirë në kontrollin e agjentëve, rekrutimit, vjedhjen e teknologjisë, e madje edhe menaxhimin e grupeve terroriste majtiste përgjegjëse për vrasjet në anën tjetër të Perdes së Hekurt. Në të njëjtën kohë Putini ishte në dijeni të masave të ndërmarra nga KGB-ja për të ruajtur ndikimin e vet në rast të shembjes së perandorisë sovjetike, e cila u parashikua nga disa zyrtarë largpamës. Në përgjithësi, kjo nënkuptonte krijimin e fondeve të korrupsionit me “rojtarë të besuar” dhe “firma të besueshme” dhe themelimin e skemave të ndërlikuara të kontrabandës dhe rrjeteve të agjentëve jashtë shtetit. Beltoni shpjegon se Putini dhe KGB-ja kishin për qëllim të krijonin “një program për gjithçka që do të vijë më pas.”
Shenjat mund të kenë qenë aty me dekada, por influenca e vazhdueshme e KGB-së u vu re nga Perëndimi tek në vitin 2016, pas dëshmive se Moska kishte ndërhyrë për të mirën e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në ShBA. Beltoni thellohet në botën e matrapazëve post-sovjetikë që e rrethuan Trumpin shumë përpara se të kandidonte për president, duke identifikuar lidhjet e tyre me sigurimin rus dhe se si përdorën taktikat e KGB-së për ta kurthuar presidentin e ardhshëm në një rrjet të obligimeve financiare. “Në fillim, biznesi i Trumpit ishte jo më shumë se vegël e përshtatshme për të kanalizuar fonde në ShBA”, shkruan Beltoni, teksa gjurmon kontaktet e tij me figura si tajkuni i ndërtimtarisë Agas Agalarov, kontrabanduesi i mallrave antike Shalva Tschingrinsky, dhe tregtari i naftës Tamir Sapir, të cilët “operonin në gjysmëdritën mes shërbimeve ruse të sigurisë dhe mafias”. Me kohën, këto marrëdhënie u thelluan, ndërsa Beltoni sugjeron se “në një moment Trumpi u bë mundësi politike”.
Sidoqoftë, ky libër nuk ka të bëjë vetëm me operacionet e spiunimit të Rusisë jashtë vendit. Siç e thotë titulli, fokusi kryesor i “Njerëzve të Putinit” është një grup i biznesmenëve dhe zyrtarëve të fuqishëm në zemër të Kremlinit – dhe ajo çfarë ata bëjnë përmes parave dhe ndikimit. Jo befasisht, pothuajse të gjithë karakteret e Beltonit kanë prapavijë të KGB-së. Aty është Igor Sechin, ish-agjent i KGB-së në Afrikën Lindore, i cili punoi si sekretar i Putinit në vitet 1990 (Belton rikujton anekdotën në të cilën ai kërkon ryshfet prej 10 000 dollarëve për shefin) dhe i cili tash është kryetar i gjigantit të naftës Rosneft. Aty është Gennady Tichenko i cili studioi gjermanisht me Putinin në shkollën e trajnimeve të KGB-së, para se të kalonte në tregti të naftës dhe të grumbullonte pasuri 14 miliardë dollarëshe. Aty është edhe Andrei Akimov, ish-agjent sovjetik në Vjenë, i cili u bë lojtar kyç në kapjen nga shteti të kompanisë private të naftës Yukos dhe në skemat e ndërlikuara financiare që u përdorën për të rrjepur miliarda dollarë nga marrëveshjet për eksport të gazit.
Beltoni shkon edhe më tej duke treguar se si edhe miliarderët që shpesh shihen si më të pavarur, kanë lidhje të pashkëputshme me Kremlinin. Ajo kujton se si pronarët e bankës private Alfa Bank, Mikhail Fridman dhe Pyotr Aven, punësuan kushërinjtë e miqve spiunë të Putinit nga Gjermania Lindore dhe se si Putini i tha miliarderit Roman Abramovich të blinte klubin e futbollit Chelsea më 2003. Nënshtrimi i biznesit rus ka qenë në dukje edhe gjatë shpërthimit të pandemisë duke qenë se autoritetet mbështeten tek pasanikët e mëdhenj për të ofruar dhjetëra miliona dollarë për të ngritur kapacitetet e sistemit shëndetësor.
Nëse ka momente ku Beltoni shkon shumë larg në portretizimin e Rusisë së Putinit, atëherë ato kanë të bëjnë me mveshjen e influencës së tepërt të KGB-së dhe agjencive ruse të spiunimit. Ajo shpjegon se shembja e Bashkimit Sovjetik qe një “marifet i brendshëm” i njerëzve të KGB-së dhe ngritja e Putinit drejt Presidencës si operacion i planifikuar mirë i KGB-së. Në të dyja rastet, këto qenë procese të ndërlikuara që nuk mund të reduktohen vetëm në makinacionet e një grupi mjeshtrash të spiunimit. Beltoni përdor po ashtu burime anonime dhe dëshmi rrethanore për t’i dhënë më shumë kredibilitet thashethemeve më të errëta të Rusisë post-sovjetike: se Putini ishte i implikuar në vrasjen e shefit të tij Anatoly Sobchak në vitet 1990 dhe se aleati i tij Nikolai Patrushev organizoi rrethimin terrorist të teatrit moskovit më 2002, ku u vranë së paku 170 veta, në mënyrë që ta mbulonte Putinin me gjak dhe “ta lidhte atë me presidencën”. Nuk ka arsye për të dyshuar ashpërsinë e zyrtarëve të dikurshëm të KGB-së, por shërbimet e sigurisë e Rusisë nuk janë aq të plotfuqishme. Korrupsioni, jokompetenca dhe rastësia janë gjithashtu aspekte të politikës ruse.
Shumë më bindëse është shpalosja e Beltonit e mënyrës se si regjimi i Putinit manipulon sistemin ekonomik për të akumuluar pasuri personale për rrethin e tij, si krijon financime sekrete për “fondet e luftës”, dhe si financon operacionet e ndikimit jashtë vendit. Përmes bashkëbisedimeve me bankierë, me burime të Kremlinit dhe ish-spiunë, “Njerëzit e Putinit” tregon se si bashkëpunëtorët e liderit rus morën në dorë ekonominë ruse duke i zhveshur asetet nga monopoli shtetëror i gazit Gazprom, duke rrjepur para nga eksportet e energjisë, dhe duke krijuar gjigantë financiarë, sikurse kompania e sigurimeve Sogaz dhe Bank Rossiya, që kontrollohen për së afërmi nga njerëz të Kremlinit. Beltoni argumenton bindshëm se si ky proces u mundësua nga shumë njerëz në Perëndim, të cilët besonin se integrimi i Rusisë në tregjet financiare globale do të afronte atë me Perëndimin pas rënies së komunizmit. Në vend të kësaj, listimi i firmave ruse dhe përkulja e avokatëve, financierëve, dhe zyrtarëve perëndimorë, thjesht pasuroi njerëzit e afërt të Putinit, forcoi një version të kapitalizmit shtetëror dhe, përfundimisht, stagnoi zhvillimin ekonomik të vendit. Bankierët në ShBA dhe Evropë u “verbuan nga rrjedhja e parave”, shkruan Beltoni. “Njerëzit e Putinit kishin llogaritur me saktësi se për Perëndimin, paraja është brengë më e madhe se çdo tjetër”.
Në momentin kur marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin u shemben pas aneksimit të rajonit të Krimesë më 2014, kapja e ekonomisë ruse nga Putini ishte gati totale – Perëndimi kishte humbur rastin që të ndikonte në sistemin e Putinit. “Të gjitha janë para të Putinit”, citon Beltoni një bankier. “Kur erdhi në pushtet, ai filloi duke thënë se nuk ishte më shumë se një menaxher. Por, pastaj u bë aksionar kryesor i të gjithë Rusisë”. Disa prej këtyre parave kanë financuar jetën luksoze të Putinit dhe aleatëve të ngushtë, por sipas Beltonit, shumë prej parave u dërguan jashtë shtetit, larg mbikëqyrjes demokratike, për të minuar institucionet në Perëndim – që prej zgjedhjeve amerikane deri te vota e Brexit-it në Mbretërinë e Bashkuar dhe financimi i partive ekstreme në Evropë. Njerëzit e KGB-së i kanë 800 miliardë dollarë “të fshehura në llogari bankare [offshore] jashtë vendit,” sipas Beltonit.
Më herët këtë vit, Putini paralajmëroi një numër ndryshimesh kushtetuese që do t’i mundësojnë të mbetet president deri më 2036, duke transformuar veten me sukses në car të ditëve moderne. Por, cili do të jetë fati regjimit të KGB-së ruse? A do të zgjasë përtej vdekjes së Putinit, apo fundi i saj do të jetë shumë më i afërt? A mund “të thyhet” Putini, siç më kishte thënë dikur babai i shokut?
Nuk ka shumë shenja të ndonjë shembjeje politike apo se Putinit është gati të thyhet si nga rivalët e brendshëm, si nga ndonjë marifet i huaj. Por, kriza e koronavirusit e ka bërë Putinin më të cenueshëm se sa vëzhguesit mbajnë mend ndonjëherë, dhe përkrahja ndaj tij ka vazhduar të bie. Planet politike të Kremlinit janë përmbysur. Beltoni ofron disa parashikime tek “Njerëzit e Putinit” lidhur me jetëgjatësinë e regjimit, duke sugjeruar se Putini do të përsërisë gabimet e paraardhësve të tij të KGB-së. Sundimi i njerëzve të KGB-së të Putinit po “kalcifikohet”, vëren ajo, dhe po përballet me rrezikun që “të bëhet më I brishtë nga dita në ditë”. /Burimi: Foreign Policy/Në shqip nga: sbunker.net/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Udhëheqësit e Izraelit kryen gjenocid në Gazë dhe duhet të japin llogari për këtë
Demokracia e Koresë së Jugut ishte pranë përmbysjes nga presidenti populist, por u shpëtua nga populli
Trumpi po poshtëron armiqtë e tij të “zgjimit” – dhe është kënaqësi ta shohësh
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Gafa e Olta Gixharit në finalen e BBVK 3, Armend Rexhepagiqi e quan Rexhep
Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë "Oscars", ajo thuhet se është shumë e dëshpëruar që nuk u nominua
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova