Në vitin 2016 Miss Universe India, Roshmitha Harimurthy. Ishte ndër të parat që pozoi pa grim. Përpara ngjarjes, Organizata e Miss Universi ka lansuar tonelata të fotografive të konkurrentëve në kostumet e tyre kombëtare dhe turneut nëpër botë. Por një sërë fotosh qëndronte mbi pjesën tjetër, shtatë nga 86 femrat paraqiten pa grim.
Në këtë pikë, shfaqja pa grim kohët e fundit është bërë trend “du jour” (i ditës). Fytyrat e njohura si Jennifer Lopez, Demi Lovato dhe Gywneth Paltrow, shpesh pozojnë pa kozmetikë, ndërsa Alicia Keys ka shkuar deri në atë një pikë sa që është shfaqur pa grim edhe në qilima të kuq dhe në”The Voice”, transmeton Telegrafi.
Konkurrentet e Miss Universe, të cilat përfaqësonin rajone të ndryshme që shkojnë nga Ekuadori deri në Islandë, të gjitha shprehen nga një fjali se çfarë i bënë ato të kenë besim në vete.
24-vjeçarja Johanna Acs nga Gjermania
“Për mua, të qenurit e sigurt do të thotë të jesh në paqe të plotë me veten,” tha Acs. “Unë kam mësuar të dua dhe jem krenare që jam kush jam unë. Trajtoni veten si trajtoni të tjerët, ju në fund të ditës jeni mbështetësi juaj më i madh”.
21-vjeçarja Connie Jimenez përshëndet nga Ekuadori
“Të gjithë janë të bukur në mënyrën e tyre, por ndonjëherë është e vështirë të gjesh besim tek vetja”, tha Jimenez. “Çelësi i besimit është ndjenja e mirë për atë që bëni, dhe jeni krenarë për atë se kush jeni, unë jam krenar për atë se kush jam dhe e ngazëllyer për të ardhmen time.
24-vjeçarja Ntandoyenkosi Kunene ,nga Afrika e Jugut
“Unë e di se nuk jam perfekte, por besoj në aftësitë e mia, duke qenë krenare për sfondin tim kulturor , shpresa dhe ëndrra për të ardhmen time, më bën më të sigurtë”, tha Kunene.
22-vjeçarja Roshmitha Harimurthy është nga India
“Njohja dhe besimi në vetvete më bën të ndihem e sigurt, vetëm unë e kam trupin tim dhe kjo më fuqizon”, tha Harimurthy.
24-vjeçarja Hildur Maria Leifsdóttir , nga Islanda
“Krenaria që vendi im ka për mua është vendi ku vjen thelbi i besimit tim”, tha Leifsdoitri. “Gjithkush ka prejardhje të ndryshme kulturore dhe përvoja të ndryshme, prandaj është e rëndësishme të pranoni se kush jeni, prej nga keni ardhur dhe si dukeni”.
18-vjeçarja Yam Kaspers Anshel ,nga Izraeli
“Unë i them vetes se jam e bukur, kjo më ndihmon të qëndroj e sigurt. Kur mund të jeni rehat në lëkurën tuaj, jeni më të lumtur dhe mund të bëni një jetë më të mirë”, tha Anshel.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalja e dhëmbëve të parë të bebes
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?
Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vagjinale
Kate Middleton mban tri unaza në gishtin e unazës, po çfarë përfaqësojnë ato?
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Marrëdhënia nënë-djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025