Tetë fëmijë nën moshën 10 vjeç dhe tetë mësimdhënës të shkollës fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, në javën e parë të fillimit të mësimit, bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri.
Tahiri tregon se janë në pritje të rezultateve të testeve edhe të nxënëseve të dy klasave në të cilët kanë rezultuar dy të infektuar, kurse negativë në test për coronavirus kanë rezultuar dy klasa të tjera dhe personeli tjetër i shkollës.
“Mësimdhënësit kanë rezultuar pozitivë pasi kanë rezultuar nxënësit. Vetëm një nxënës ka pasur simptoma, më pas kemi filluar testimin dhe kanë rezultuar pozitivë të tjerët. Mësimdhënësi dhe nxënësit janë në shtëpi dhe nuk kanë simptoma të rënda”, tha Tahiri.
Viti i ri shkollor në institucionet para-universitare në Kosovë, ka filluar më 14 shtator, me prezencë fizike të nxënësve në shkolla, por duke respektuar rekomandimet për mbrojtjen nga pandemia e koronavirusit: mbajtjen e maskës, distancës dhe higjienën personale.
Por, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, tashmë ka përgatitur tre skenarë për mbarëvajtjen e procesit mësimor, që do zbatohen nga komunat, varësisht gjendjes epidemiologjike me pandeminë e shkaktuar nga coronavirusi.
Procesi mësimor në shkollën fillore “Mustafë Venhari” tashmë ka kaluar nga skenari A, që do të thotë nga prezenca fizike në shkollë, në skenarin C, mësim në distancë, thotë për Radion Evropa e Lirë, Xhafer Tahiri.
“Pas dy javësh do të ulemi së bashku me Task-Forcën komunale të arsimit, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike Kosovës (IKSHP) me Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Shëndetësisë, për të rivlerësuar situatën dhe për të parë se kur mund të kthehen fëmijët në shkollë”, thekson Tahiri.
MASHT: Mbyllja e shkollave varet nga numri i nxënëseve të infektuar
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Xhavit Rexhaj, thotë se vendimi për kalimin e mësimit nga shkolla në distancë varet nga numri i përgjithshëm i nxënëseve i të infektuarve.
“Niveli është 200 me 1. Nëse në një shkollë ka 1000 nxënës dhe infektohen më coronavirus më shumë se pesë nxënës, mësimi kalon në mënyrën nga distanca. Kalimi në online është bërë në përputhje me protokollin e reagimit. Protokolli përcakton mënyrat në të cilat mësimi kalon në formën online”, tha Rexhaj.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës tashmë ka hartuar Protokollin e reagimit ndaj pandemisë COVID-19 në shkolla, ku përcaktohen mënyrat e reagimit dhe menaxhimit të personelit të shkollave dhe Drejtorive komunale të arsimit (DKA) në rast të paraqitjes së rasteve të infektimit individual apo grupor ose personalit të shkollave. Në këtë Protokoll thuhet se “pas skadimit të infeksionit në raste individuale, shkollat dhe autoritetet vendore duhet të vendosin për rikthimin eventual në skenarin (C-B ose B-A) .
SBASHK: Në shkolla të ketë vizita të shpeshta të personelit mjekësor
Ndryshe, zyrtarë të Sindikatës se Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, konsiderojnë se vizitat e mjekëve duhet të jenë më të shpeshta në objektet e shkollave.
Rrahman Jasharaj, kryetar i kësaj sindikate, thotë se në shkollat që kanë mbi 500 nxënës është nevojë e domosdoshme të ketë vizita të shpeshta mjekësore.
“Nëse nuk ka mundësi që të ketë personel mjekësor të qëndrojnë vazhdimisht në shkolla, së paku mjekët të vizitojnë shumë shpesh institucionet arsimore. Me organizim të drejtorive komunale të arsimimit, t’i bëhen vizita mjekësore nxënëseve në mënyrë që të shihet nga afër situata”, shprehet Jasharaj.
Ndryshe, në fillim të muajit shtator, para se të fillojë procesi mësimor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka njoftuar se do të realizohet testimi për koronavirus ndaj 1,500 mësimdhënësve në nivel vendi. Testimi ende nuk ka përfunduar, kurse personeli arsimor zgjidhet rastësisht, pa pasur ndonjë simptomë të dyshimtë.
Kurse në Protokollin e reagimit ndaj pandemisë COVID-19 në shkolla, përmendet “mundësia për kryerjen e shpejtë të testimeve për COVID-19, për punëtorët arsimor sipas nevojave të shkollave- komunave.
Për këtë qëllim, MASHT dhe qeveria duhet të rezervojnë për nevoja të shkollave së paku 5,000 doza të testimeve që të jenë në dispozicion të Drejtorive Komunale të Arsimit. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Qeveria ka kufizuar marzhën e fitimit për disa artikuj, mbi 1.000 produkte qytetarët po i blejnë me çmime më të lira

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” – Erion Veliaj reagon nga burgu

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë