Pas emërimit të Klement Balilit si funksionar i transporteve në qytetin e Sarandës, opozita nisi vargun e denoncimeve si fillim nga Genc Pollo dhe më tej nga demokrati Arben Ristani.
Reagimi i parë i Balilit u shpërnda përmes postës elektronike në të cilin 46-vjeçari mohoi gjithçka.
Por akuzat dhe kundërakuzat në fushën e politikës morën përmasa më të mprehta në majin e vitit 2016, atëherë kur autoritetet greke goditën në Athinë një rrjet të trafikut të drogës me 17 të arrestuar. Mediat helene e etiketuan Klement Balilin si “Eskobari i Ballkanit”. Por, pavarësisht kësaj, Shqipëria nuk preu asnjë fletë arresti me argumentin se Greqia nuk kishte përcjellë asnjë urdhër-arresti.
Sidoqoftë, distancimi me Balilin nisi menjëherë. Veprimi i parë ishte shkarkimi i tij nga detyra si drejtor transportesh. Prokuroria u vetëdeklarua në pritje, e cila e vuri atë në gjumë deri në dhjetor, kur edhe mbërritën letër-porositë e para, kryesisht përgjime. Dhe trysnia e parë përpara mbërriti nga ndërkombëtarët, veçanërisht nga ambasadori amerikan Donald Lu.
Të pandjeshëm nga opinioni, por të ndjeshëm ndaj ndërkombëtarëve, policia u zgjua e para. Me bujë ajo zbarkoi në Gjirokastër e Sarandë për të kryer kontrolle banesash në Delvinë e në fshatin Stjar. Por vëllai i Balilit u shfaq i habitur nga kjo vizitë. Dhe në çdo kontroll policor që deklarohej i dështuar më pas, kishte sërish edhe akuza. Akuza të cilat prishnin qetësinë e ministrave të Brendshëm, raporton TCH.
Por emri i Klement Balilit sakaq u bë shkak që të mblidhej edhe Këshilli i Sigurisë, që rrallëherë është mbledhur për emra konkretë. Me të vetmin shqetësim “përse ai nuk po arrestohej”.
Dhe gjatë kësaj kohe, Klement Balili fitoi edhe një etiketë tjetër, sërish nga ndërkombëtarët. Donald Lu e cilësoi atë në 2 tetor 2017 si “Magjistari”.
Përmendja e Balilit nga ndërkombëtarët ishte një “pickim” i fortë për autoritetet, por edhe për ministrin e radhës. Madje jo vetëm, por edhe për kryeministrin Edi Rama, i cili e përcolli shqetësimin tek drejtuesit policorë.
Nën petkun e sekretit hetimor, prokuroria ia la në dorë gjykatës kërkesën për sekuestro preventive të disa apartamenteve dhe kompleksin “Santa Kuaranta”, një vendim i cili rrugës së gjyqësorit u modifikua.
Ndërkohë, policia u kthye 14 herë e dështuar së bashku me informacionet, agjentët e maskuar dhe dëshirën për të kapur peshkun e madh Klement Balili, duke marrë gjithashtu pas edhe konspiracionet se informacionet rridhnin, operacionet dekonspiroheshin dhe se Klement Balili kishte mbështetje në zonën e tij.
Diçka e tillë duket e provuar deri këtë të martë, kur Klement Balili vendosi të dalë dhe të bëjë nul madje edhe shpërblimin 5-milionësh që prej dy vjetësh qëndroi në fuqi, megjithëse pa asnjë fuqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndërpritet pragu i alarmimit në Strumicë
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje dhe një tjetër arratiset
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025