Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.G., A.H., H.A., O.A., M.H., A.B., dhe M.R., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Kontrabandimi me migrantë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
Sipas aktakuzës, të pandehurit S.G., dhe A.H., nga fillimi i muajit mars të vitit 2023, e në vazhdim deri në ditën e arrestimit në bashkëkryerje me të pandehurit M.R., dhe A.B., (të arrestuar në Shqipëri) në baza ditore, organizojnë dhe drejtojnë persona të tjerë, e pikërisht të pandehurit A.H., H.A., O.A., H.M., për kryerjen e veprës penale “Kontrabandimi me migrantë”.
“… në atë mënyrë që të njëjtit i drejtojnë këta të pandehur dhe bëjnë organizimin e kontrabandimit të migrantëve sirian dhe migrantëve nga shtetet tjera arabe, duke i përcjellë të njëjtit rrugëve ilegale për t’i futur nga territori i Shqipërisë në territorin e Kosovës, dhe nga territori i Kosovës në territorin e Serbisë. Me këtë rast, për këtë periudhë kohore, për çdo ditë kontrabandojnë nga 10 deri 15 migrantë në ditë, e të cilët migrantë destinim të fundit i kishin shtetet e Bashkimit Evropian, ndërsa secili migrant për të kaluar nga territori i Shqipërisë deri në territorin e Serbisë, ka paguar nga 500 euro, e për transport brenda territorit të Republikës së Kosovës ka paguar nga 45 – 100 euro. Me këto veprime, të pandehurit e lartcekur kanë kryer veprën penale ‘Kontrabandimi me migrantë’”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, të pandehurit A.H., M.H., H.A., O.A., dhe H.M., nga fillimi i muajit mars të vitit 2023, e në vazhdim deri me datë 20.06.2023, merren me kontrabandim me migrantë, në atë mënyrë që i pranojnë migrantët kryesisht arab dhe të shteteve aziatike, nëpërmes rrugëve malore, i kalojnë në territorin e Republikës së Kosovës, ku të njëjtit i grumbullojnë në afërsi të xhamisë së fshatit Vërmicë, ose në afërsi të urës e cila gjendet në autostradë afër fshatit Vërmicë, ku i priste i pandehuri M.H., dhe taksistët të cilët me kombi dhe me vetura udhëtarësh, migrantët e kontrabanduar i transportojnë nga aty, nëpër territor të Republikës së Kosovës.
“Pastaj i pandehuri M.H., dhe taksistët të cilët i kishte siguruar ai, i transportojnë më tej deri në afërsi të pikë-kalimit kufitar të Jarinjes, dhe me ndihmën e kontrabandistëve e kalojnë kufirin Kosovë-Serbi, jashtë pikë-kalimit kufitar në mënyrë të paligjshme, kundrejt një përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare”, thuhet në njoftim
Me këto veprime, të pandehurit e lartpërmendur kanë kryer veprën “Kontrabandimi me migrantë”.
Gjithashtu, të pandehurit S.G., A.H., H.A., dhe O.A., me datë 19.06.2023, në mesnatë, në Prishtinë, në katin e katërt të objektit banesor që gjendet në rrugën “S.M”, kanë poseduar armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, në atë mënyrë që gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes, të njëjtëve u janë gjetur në posedim tri armë zjarri dhe një numër i konsiderueshëm i fishekëve.
Me këto veprime, të njëjtit kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Po ashtu, i pandehuri O.A., në banesën e lartcekur në Prishtinë, shkakton rrezik të madh për jetën e personave që kanë qenë brenda banesës, e pikërisht për të pandehurit S.G., A.H., dhe H.A., në atë mënyrë që me pistoletë shtënë disa herë në drejtim të tokës (sheshit) të dhomës së kësaj banese, me ç’rast shkakton rrezik të madh për jetën e tyre. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 par.1, sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit