Shumica e njerëzve përjetojnë disa nga këto simptoma përpara një sulmi në zemër

Një sulm në zemër mund të jetë i frikshëm, por nëse i mësoni shenjat dhe hapat që duhet të ndërmerrni, mund të shpëtoni jetë, duke përfshirë edhe tuajën.
Sipas mjekëve, shumica e njerëzve që përjetojnë një atak në zemër fillimisht përjetojnë disa nga simptomat e renditura më poshtë:
Dhimbje gjoksi
Dhimbja në gjoks është një shenjë e zakonshme e një ataku kardiak. Mund të jetë pasojë e bllokimit ose uljes së qarkullimit të gjakut në zemër, por edhe një shenjë paralajmëruese se mund të ndodhë një atak në zemër. Kardiologu Jeffrey Chambers shpjegoi se është një dhimbje që mund të shfaqet papritur dhe më pas të zhduket. Nëse dhimbja bëhet e vazhdueshme, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore. Nëse keni dhimbje të vazhdueshme në gjoks për disa ditë, javë ose muaj, nuk ka gjasa që shkaku të jetë një atak në zemër.

Lodhje
Lodhja e pazakontë mund të jetë një tjetër shenjë e një ataku në zemër, veçanërisht nëse ndodh së bashku me dhimbje gjoksi. Rreth dy në tre persona që kanë një atak në zemër përjetojnë dhimbje gjoksi, gulçim ose lodhje në ditët ose javët para sulmit.
Frymëzënie
Mungesa e frymëmarrjes mund të jetë shenjë e një ataku në zemër, thonë ekspertët. Shpesh vjen me parehati në gjoks, por mund të shfaqet edhe përpara kësaj simptome.
Dhimbje në trup
Gjatë një sulmi në zemër, dhimbja nga qendra e gjoksit mund të përhapet në shpinë, nofull ose krahë. Ndonjëherë ndihet dhimbje në zonën e stomakut, e cila mund të ngatërrohet me dispepsi (dhimbje në pjesën e sipërme të barkut). Zakonisht është më e fortë, më e gjatë dhe nuk largohet pas pushimit ose marrjes së një qetësuesi.
Nauzea
Të përzierat dhe të vjellat e pashpjeguara nuk duhet të injorohen kurrë. Nëse zgjoheni të zhytur në djersë të ftohtë, me një ndjenjë të përzier dhe të vjella, këto mund të jenë simptoma të gripit, por edhe të një ataku të heshtur në zemër. Nëse instinkti juaj ju thotë se është diçka serioze, dëgjoni dhe konsultohuni me një mjek. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania