LAJMI I FUNDIT:

Shumica e njerëzve mendojnë se konsumimi i birrës në drekë është gjë e gabuar…

Shumica e njerëzve mendojnë se konsumimi i birrës në drekë është gjë e gabuar…

Sipas YouGov, 74 për qind e njerëzve besojnë se konsumimi i mirrës gjatë kohës së drekës pa një shujtë kryesore është i papranueshëm.

Studimi ka pyetur nëse është në rregull të konsumoni një pije alkoolike gjatë kohës së drekës të një dite të punës. Dhe, pothuajse tre çerekët e të anketuarve kanë thënë se absolutisht jo, transmeton Telegrafi.

Angli, me të vërtetë se ke ndryshuar!


My Point Of View

Studimi më tej tregon se 60 për qind e njerëzve kanë thënë se edhe me ngrënien e një shujte nuk është e pranueshme të pini një birrë nëse jeni në pauzë të drekës nga puna.

Meshkujt janë më së shumti admirues të birrës, ku katër nga dhjetë meshkuj thonë se është në rregull të pini gjatë kësaj kohe, përderisa vetëm një çereku i femrave pajtohen me këtë.

2

Meshkujt e moshave 18 – 24 vjet janë më të prirë t’i thonë po një dukurie të tillë në drekë, ku 46 për qind e tyre thonë se është në rregull të konsumoni birrë gjatë kohës së drekës.

3

Por, kur është e pranueshme të pini një gotë birrë?

Sipas anketimit, në çdo kohë pas orës 8 pasdite është në rregull. Të paktën kështu thonë katër nga pesë njerëzit e anketuar. /Telegrafi/