Shumica e njerëzve e ziejnë orizin në këtë mënyrë, mirëpo shkakton helmim

E zieni orizin në mënyrë klasike – e zieni në tenxhere derisa uji të avullojë?
Gjykuar sipas një hulumtimi të paradokoshëm, kjo metodë e zierjes mund të jetë e pamjaftueshme për eliminimin e arsenit nga orizi.
Pos toksinave industriale dhe pesticideve të cilat gjenden në tokë, arseni qëndron edhe në oriz, ndërkaq ky kimikat është i lidhur me një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë edhe sëmundjen e zemrës, diabetin dhe kancerin si edhe problemet e tjera, shkruan Indipendent, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, mënyra më e sigurt e zierjes së orizit është që të qëndrojë i zhytur në ujë gjatë natës, pastaj të lahet derisa uji të bëhet i pastër.
Pra, ekziston prania e arsenit në oriz, ka treguar Andy Meharg, profesor i shkencave biologjike në Universitetin Queen në Belfast, i cili ka testuar tri mënyra të zierjes së orizit për Programin e BBC-së “Trust me, I’m a doctor”.
Në procedurën e parë, profesori Meharg më parë ka testuar mënyrën më të shpeshtë të zierjes së orizit.
Në një pjesë orizi ka vënë dy pjesë ujë, ndërkaq uji është “avulluar” gjatë zierjes dhe ka konstatuar që niveli i arsenit ka mbetur i njëjtë. Në mënyrë tjetër në një pjesë të orizit ka vënë pesë pjesë të njëjta uji.
Teprica e ujit pas zierjes ka nxjerrë jashtë, dhe ka rezultuar që niveli i arsenit të jetë përgjysmë më i vogël.
Metoda e tretë është përbërë në atë mënyrë që orizin e ka lënë në ujë gjatë gjithë natës – niveli i materieve helmuese është zvogëluar për 80 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij