Shumica e bizneseve që operojnë në tregun e Kosovës, ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së institucioneve kompetente për t’u pajisur me arka fiskale. Edhe pse ky proces ka filluar para një dekade, sipas të dhënave zyrtare, rezulton se as gjysma e tyre nuk janë fiskalizuar.
Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, konkretisht në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, janë të regjistruara rreth 200 mijë biznese. Deri më tash, procesin e fiskalizimit e kanë përfunduar rreth 33 mijë biznese me mbi 42 mijë pajisje elektronike fiskale.
Pajisja me arka fiskale të subjekteve afariste, kishte filluar si proces në vitin 2010 dhe qëllimi ishte evitimi i evazionit fiskal, pasi potenciali i këtij sistemi është që të regjistrojë të gjitha hyrjet dhe daljet (shitjet).
Drejtori përgjithshëm në Administratën Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, thotë se në shifrën e përgjithshme të bizneseve të regjistruara ende figurojnë edhe bizneset e shuara. Në bazë të të dhënave të ATK-së, Murtezaj thotë se ekzistojnë mbi 88 mijë tatimpagues.
Në kuadër të kësaj shifre llogariten edhe mbi 30 mijë persona fizikë.
Ai thotë se procesi i fiskalizimit do të jetë prioritet i Administratës Tatimore për vitin 2020, në mënyrë që të këtë trajtim të barabartë për të gjitha bizneset.
“Ky numër rreth 33 mijë tatimpagues të fiskalizuar janë pjesa dërmuese e bizneseve të mesme dhe të mëdha. Kurse pjesa tjetër që ka mbetur pa u fiskalizuar, janë biznese të kategorisë se vogël. Mirëpo, si do që të jetë, do të zbatojmë në tërësi ligjin dhe do të detyrojmë të gjithë ata që janë të obliguar të fiskalizohen, sepse ka edhe tatimpagues të tillë që ligji nuk i obligon të fiskalizohen, nëse nuk përdorin para të gatshme”, tha Murtezaj.
Edhe zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë konfirmojnë se bizneset e shuara nuk largohen nga regjistri i bizneseve.
Bajram Shala, zëdhënës në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, tha se numri i përgjithshëm të bizneseve të shuara është mbi 25 mijë. Nga ky numër, vetëm vitin e kaluar, veprimtarinë e tyre biznesore e kanë ndaluar rreth 1800 biznese.
Ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se mospërdorimi i arkave fiskale ndikon në rritjen e ekonomisë joformale dhe evazionit fiskal.
Lekë Musa, ekspert për çështje ekonomike, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se mungesa e këtyre pajisjeve reflekton në mungesën e transparencës financiare dhe njëherësh, krijon konkurrencë jo të drejtë në tregun e Kosovës.
“Ky problem është multidimensional, nuk ka të bëjë vetëm me pajisje me arka fiskale, por ka të bëjë me çështjen e raportimit të drejtë të bizneseve për të hyrat dhe qarkullimin e tyre, që më pas duhet të ndërlidhet me pagesat e tatimit përkatës, që i takon bizneseve”, tha Musa.
Në raportet vendore dhe ndërkombëtare në vazhdimësi theksohet se ekonomia joligjore në Kosovë përbën më shumë se 30 për qind të bruto produktit vendor, që përkthyer në shifra është rreth 1.8 miliard euro në vit.
Në rast të mosinstalimit të pajisjeve elektronike fiskale, sipas Ligjit për Administratën Tatimore të Kosovës, çdo person i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ prej një mijë euro për çdo shkelje të tillë. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë