Katharina Kroll
Çfarë lëvizjesh marramendëse. Të mërkurën Martin Schulz u duk si fitues. Ai arriti maksimumin për partinë socialdemokrate në bisedimet për koalicionin qeverisës me partinë kristiandemokratë të Angela Merkelit. Ministria e Punës, ajo e Financave dhe Ministria e Jashtme, që do ta drejtonte ai vet. Tani ai mbetet pa asnjë post. I tërhequr nga kreu i partisë, ai po ashtu humbet edhe postin e preferuar të tij si ministër i Jashtëm. Përse ndodhi kjo lojë e trishtueshme?
Martin Schulz e stërmundoi partinë me shumë kthesa të forta dhe bëri shumë gabime strategjike. Këtë ai e kuptoi edhe vet dhe donte të shpëtonte me postin e ministrit të Jashtëm, duke hequr dorë vullntarisht si kryetar partie. Por Martin Schulz i bëri hesapet pa Sigmar Gabrielin. Ky i fundit është i preferuar
Të gjithë indinjatën dhe mllefin e tij Gabriel e shprehu në një intervistë: “Vajza ime e vogël më tha sot në mëngjes: ‚Ti nuk duhet të mërzitesh babi, tani do të kesh më shumë kohë për ne. Eshtë më mirë me ne se me atë burrin, me flokë në fytyrë.” Anë e mbanë u citua dhe mund të lexohet kjo intervistë. Madje kjo është edhe tema numër një e bisedave në Berlin. Ministri i Jashtëm në detyrë dhe ish-kryetari i partisë Gabriel flet përmes fjalëve të vajzës së vet. Nuk mund të ketë teatër më të shëmtuar se kaq mes dy burrave, që dikur e quanin veten shokë. Përmes kësaj fjalie bëhet shumë e qartë se ç’po ndodh pas kuintave në partinë tradicionale SPD!
Martin Schulz e di, që nuk mund ta marrë më veten prej kësaj goditjeje. Kokëulur ai tërhiqet tani. E me këtë ai do t’i bëjë shërbimin e fundit partisë. Ai shpreson që kështu do t’u jepet fund “urgjentisht” debateve për personelin në SPD. Me këtë ai do t’i verë në lëvizje anëtarët e partisë, që të miratojnë marrëveshjen e koalicionit me unionin e Angela Merkelit. Sepse miratimi i marrëveshjes nga baza e SPD-së është pengesa tjetër përpara, në mënyrë që të mund të krijohet qeveria e re.
Martin Schulz nuk mund të mbështetej më tek partia e vet, që e zgjodhi atë me 100 përqind të votave kryetar dhe kandidat për kancelar para zgjedhjeve. Në fund SPD-ja dukej si një parti tërësisht e refuzuar. Për ta nxjerrë atë tani nga ky batak është një detyrë e vështirë e kryesisë së mbetur të partisë. Pyetja është, nëse mund të realizohet kjo deri më 4 mars, në ditën vendimtare të votës së anëtarëve të partisë. Në rast të kundërt jo vetëm SPD ndodhet përballë rënojash, por edhe vet kancelarja Merkel. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Hansi Flick emëron një lojtar më të mirë se Lamine Yamal tani për tani
E kryer: Guardiola bën goditjen e radhës, top sulmuesi zbarkon te Manchester City
Zjarri në Emshir, flet kryetari Rama
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime