LAJMI I FUNDIT:

Shumë të rinj janë të rrezikuar nga sulmet e trurit

Shumë të rinj janë të rrezikuar nga sulmet e trurit

Ekspertët e Britanisë kanë paralajmëruar se shumë të rinj, jo vetëm në Britani por në tërë botën, janë duke e vendosur veten në rrezik për sulme të hershme të trurit.

Stilet e pashëndetshme të jetesës dhe ushqimi i keq janë shkaktarët kryesorë që të rinjtë po diagnostikohen me hipertension, transmeton Telegrafi.

Shtypja e lartë e gjakut vendos tendosje më të madhe në zemër dhe në enë të gjakut, ndërsa me kohën kjo e rritë rrezikun për sulme të zemrës apo të trurit.


Kësisoj, ekspertët po u sugjerojnë qytetarëve, që pavarësisht moshës, të kontrollojnë në mënyrë të rregullt shtypjen e gjakut.

Mbipesha, mungesa e aktiviteteve sportive dhe ngrënia e sasive të mëdha të kripës janë të gjithë faktorë të cilët shpijnë në zhvillimin e shtypjes së lartë të gjakut.

Vlen të ceket se hipertensioni ka qenë përgjegjës i përafërsisht 75.000 vdekjeve vetëm në Britani gjatë vitit 2015. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori