LAJMI I FUNDIT:

Shumë shtete ashpërsojnë masat kundër pandemisë pas përhapjes së variantit të ri të COVID-19

Shumë shtete ashpërsojnë masat kundër pandemisë pas përhapjes së variantit të ri të COVID-19

Shtetet në mbarë botën po ashpërsojnë masat kundër Coronavirusit, teksa vaksinimi ka nisur në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera.

Përveç rritjes së rasteve të reja, shtetet po vendosin kufizime për shkak të përhapjes së variantit të ri të Coronavirusit, që është më i transmetueshëm.

Shtetet në mbarë botën po vendosin masa të reja apo po i zgjerojnë masat që tashmë i kanë në fuqi, teksa numri i përgjithshëm i viktimave në botë nga virusi ka arritur në mbi 1,8 milion.


Gjermania pritet ta vazhdojë izolimin teksa guvernatorët e shteteve pritet të takohen me kancelaren Angela Merkel javën e ardhshme. Masat e vendosura në këtë shtet, që prej mesit të dhjetorit të vitit të kaluar, kanë dështuar që të frenojnë përhapjen e virusit.

“Duke pasur parasysh numrin e lartë të rasteve, është e rëndësishme që të zgjerojnë kufizimet dhe masat”, tha më 2 janar për RTE Aktuell, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Numri mesatar i infektimeve të reja në 100,000 banorë për një javë, në Gjermani është 140, pothuajse tri herë më i lartë sesa që kishte planifikuar qeveria që të lehtësojë masat.

Shtetet tjera në Evropë po ashtu po ashpërsojnë masat. Franca ka zgjeruar masën e orës policore në 15 departamente për të luftuar rritjen e rasteve të reja. Qeveria ka urdhëruar që kjo masë të aplikohet në rajonet, që janë në kufi me Gjermaninë, Belgjikën dhe Zvicrën.

Greqia po ashtu ka vazhduar masën e izolimit deri më 10 janar, duke mbyllur sallone të floktarisë, libraritë dhe Kishat.

Në Mbretërinë e Bashkuar, ku fillimisht është identifikuar varianti i ri i Coronavirusit, për të pestën ditë me radhë është shënuar numër rekord i infektimeve ditore. Më 2 janar, ky shtet regjistroi 57,725 raste të reja. Qeveria britanike po përballet me thirrje për të mbyllur të gjitha shkollat, për të luftuar përhapjen e virusit.

Në kryeqytetin e Tajlandës, Bankok, janë mbyllur shkollat, baret, klubet e natës dhe restorantet. Ndërkaq, në Tokio të Japonisë, guvernatori kërkoi nga Qeveria japoneze që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.

Në Shtetet e Bashkuara – shtetin e goditur më së keqi nga pandemia – janë regjistruar mbi 200,000 infektime brenda ditës dhe 2,600 viktima.

Epiqendra e shpërthimeve të reja të virusit në SHBA është Kalifornia, ku spitalet janë të stërmbushura me pacientë. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Botë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky

Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky

Evropa
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk

Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk

Botë
Franca dhe Britania e Madhe lejojnë Ukrainën të sulmojë Rusinë me raketat SCALP dhe Storm Shadow

Franca dhe Britania e Madhe lejojnë Ukrainën të sulmojë Rusinë me raketat SCALP dhe Storm Shadow

Evropa
Zyrtari rus thotë se vendimi i Washingtonit mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari rus thotë se vendimi i Washingtonit mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Evropa
Turqia ia ndalon aeroplanit të presidentit izraelit hyrjen në hapësirën e saj ajrore, Herzog anulon udhëtimin në Azerbajxhan

Turqia ia ndalon aeroplanit të presidentit izraelit hyrjen në hapësirën e saj ajrore, Herzog anulon udhëtimin në Azerbajxhan

Azia
Kalo në kategori