Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në Teatrin Kombëtar numri i shikuesve ishte 10 mijë e 378.

ASK ka publikuar të dhënat për vitin e kaluar lidhur me aktivitetet e teatrove, shtëpive të kulturës, galerive, muzeve, bibliotekave, kinemave, baletit, filarmonisë, ansamblit dhe qendrës kulturore për fëmijë.


Po sipas këtyre të dhënave, vjet numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin e fëmijëve “Dodona” ishte 251 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 22 mijë e 810; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin Oda ishte 89 premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 29 mijë e 600.

Numri i ekspozitave të realizuara në Galeritë e Arteve ishte 26, ndërsa numri i vizitorëve ishte 11 mijë e 954, shkruan kosovapress.

Numri i filmave të shfaqur në kinema ishte 363 prej tyre 47 filma vendorë dhe 316 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 88 mijë e 987.

Fondi i librave në biblioteka ishte 1 milion e 627 mijë e 745, ndërsa numri i lexuesve ishte 230 mijë e 234.

Numri i muzeve dhe shtëpive muze ishte 62, ndërsa numri i vizitorëve ishte 73 mijë e 472. /kp/