LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se dy aplikantë për një vend në konkursin për pranimin e studentëve në Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan

Më shumë se dy aplikantë për një vend në konkursin për pranimin e studentëve në Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ka mbyllur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2019-2020.

Në njoftimin për media thuhet se edhe këtë vit interesim më i madh i maturantëve është shënuar në Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ku më shumë se dy studentë kanë aplikuar për një vend.

Sipas njoftimit në Fakultetin e Edukimit Programi Fillor kanë aplikuar 239 maturantë, kurse në programin Parashkollor kanë aplikuar 160 të tillë, i pasuar nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike me 149 kandidatë. Në Fakultetin Juridik kanë aplikuar 151 kandidatë, ndërsa në Fakultetin Ekonomik kanë aplikuar rreth 100. Në bazë të këtyre statistikave, ka pasur një interesim mjaft të madh të maturantëve për të qenë studentë në Universitetin “Kadri Zeka”.


Vaxhid Sadriu, Sekretar i Përgjithshëm i Universitetit ”Kadri Zeka” në Gjilan, ka thënë se procesi i aplikimit dhe pranimit të dokumenteve ka shkuar mirë ashtu siç është paraparë me planin dinamik.

Sipas njoftimit, provimi pranues do të mbahet më 18.07.2019, derisa detajet lidhur me kohën e mbajtjes së provimit pranues, sipas njësive akademike do të shpallen në ueb faqen e universitetit më datë 17.07.2019.

“Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 22.07.2019 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit. Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen. Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakulteti përkatëse më datë 25.07.2018 duke filluar nga ora 10.00. Kandidatët të cilët nuk janë pranuar, mund t’i tërheqin dokumentet e tyre në fakultetin përkatës nga data 25.07.2019 deri më 31.07.2019”, ka thënë njoftimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori