Më shumë se 670 njerëz janë vrarë nga një rrëshqitje dheu në veri të Papua Guinesë së Re, sipas llogaritjeve nga zyrtarët lokalë.

Bëhet e ditur se rrëshqitja në ishullin në jugperëndim të Paqësorit rrafshoi fshatin malor Kaokalam në provincën Enga.


Serhan Aktoprak, shefi i misionit të OKB-së për migracionin në ishull, tha se numri i të vdekurve bazohet në llogaritjet e fshatit Yambali dhe zyrtarëve të provincës Enga se më shumë se 150 shtëpi janë rrafshuar.

OKB-ja ka vlerësuar se të prekur nga rrëshqitja janë më shumë se 4,000 njerëz dhe më shumë se gjashtë fshatra, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Në një zonë ku u shkatërruan 40 deri në 50 shtëpi u nxorrën tre trupa të pajetë, ndërsa gjashtë të tjerë, përfshirë një fëmijë, u gjetën të gjallë.

Siç raportohet, nën rrënoja gjenden edhe të tjerë të bllokuar.

Por, sipas Aktoprak, “shpresat për të nxjerrë njerëzit të gjallë nga rrënojat janë zvogëluar”.

Screenshot 8 37

Rrëshqitja ka lënë edhe mbeturina të shumta të cilat e kanë ndërprerë qarkullimin rrugor dhe po e vështirësojnë dërgimin e ndihmave.

Mënyra e vetme për të shkuar në atë zonë është përmes helikopterit.

“Më shumë shtëpi mund të rrezikohen nëse rrëshqitja e dheut vazhdon poshtë malit”,  tha një zëdhënës i grupit humanitar CARE Australia.

Ndryshe, Papua Guinea e Re është kombi më i popullarizuar i Paqësorit Jugor pas Australisë, me 10 milionë banorë.

Ndodhet në gjysmën lindore të ishullit të Guinesë së Re dhe ndodhet në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, harkun sizmik rreth Oqeanit Paqësor, ku ndodh pjesa më e madhe e tërmeteve dhe aktivitetit vullkanik të botës.

Në mars, vendi u godit nga një tërmet me magnitudë 6.9 ballë. /Telegrafi/