LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet izraelite në qendër të Gazës

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet izraelite në qendër të Gazës

Dyzet e dy persona janë vrarë ose janë zhdukur pas dy sulmeve në qendër të Gazës, sipas Zyrës për Media të Qeverisë të kontrolluar nga Hamasi.

Drejtori i Zyrës për Media, Ismail Al-Thawabtah, tha se sulmet kanë ndodhur në kampin Al Shati dhe në lagjen e afërt Al Tuffah.


Drejtoria e Mbrojtjes Civile tha se 19 trupa ishin nxjerrë pas sulmit në Al Tuffah, ku më shumë se 35 persona u plagosën.

Gjithashtu, ai tha se një numër njerëzish mbetën nën rrënoja pasi aeroplani izraelit shënjestroi një shtëpi pranë varrezave Batsh në Tuffah, në lindje të qytetit të Gazës.

Sulmi tjetër ishte kundër një blloku banimi në Al Shati, gjithashtu pranë qytetit të Gazës, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Dhjetëra palestinezë u vranë në një sulm në një kamp refugjatësh
Lexo po ashtu Dhjetëra palestinezë u vranë në një sulm në një kamp refugjatësh

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), në një deklaratë të shkurtër, thanë se aeroplanët luftarakë kishin goditur objektet e “infrastrukturës ushtarake të Hamasit” në zonën e qytetit të Gazës.

Por, IDF nuk specifikoi se ku ishin kryer sulmet.

Bëhet e ditur se ky sulm vjen pasi Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) tha se të paktën 22 njerëz u vranë në një tjetër sulm që goditi civilët që strehoheshin në jug të Gazës.

IDF po shqyrton incidentin, por tha se hetimet fillestare nuk gjetën “asnjë tregues” që ushtria e saj ishte përgjegjëse.

Ndryshe, Izraeli ka intensifikuar operacionin e tij në Rafah, ku nisi një ofensivë muajin e kaluar si pjesë e fushatës së tij për të “shkatërruar” Hamasin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Serbia
Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Botë
Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Botë
Njihuni me qytetin suedez që po shet tokën

Njihuni me qytetin suedez që po shet tokën "për çmimin e një filxhani kafeje"

Evropa
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Botë
Çfarë tha Erdogan rreth rivendosjes së lidhjeve diplomatike të Turqisë me Sirinë?

Çfarë tha Erdogan rreth rivendosjes së lidhjeve diplomatike të Turqisë me Sirinë?

Evropa
Kalo në kategori