Një ndërtesë në lindje të Londrës është përfshirë nga flakët. Dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë, janë evakuuar.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, mbi 200 zjarrfikës po i përgjigjen një zjarri në Dagenham, në lindje të Londrës dhe dy persona janë dërguar në spital.


Siç bëhet e ditur më tej, pjesë nga toka deri në katin e gjashtë, skelat që rrethonin bllokun e kullës dhe përfshinë nga flakët gjatë natës.

Dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë, janë evakuuar nga ndërtesa ndërsa shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje rreth orës 02:44.

Katër pacientë u trajtuan në vendngjarje dhe dy u dërguan në spital, tha Shërbimi i Ambulancës në Londër.

Shkaku i zjarrit mbetet i panjohur. /Telegrafi/