Shifrat janë shqetësuese: gjithnjë e më shumë gazetarë në botë po pengohen në punën e tyre, e në rastet edhe më të këqija kërcënohen, burgosen dhe vriten. Përkundër të gjitha përpjekjeve ndërkombëtare, qeveritë e vendeve si Egjipti apo Burundi tregohen gjithnjë e më të ashpra ndaj gazetarëve.
Gazetarët në Turqi po u nënshtrohen një vale të pashembullt të raprezalieve. Pas përpjekjes për puç në verën e vitit të kaluar dhe gjendja e tyre është keqësuar në mënyrë dramatike. Mbi 150 gazetarë janë në burg, ndër ta edhe gjermano-turku Deniz Yücel. Në vendet e prekura nga lufta, si Siria, Afganistani, Iraku apo Jemeni, rrezikohet edhe jeta e gazetarëve. Rreziqet vijnë nga të gjitha anët. Në këto kushte fiton edhe më shumë në peshë roli i mediave që punojnë në shumë gjuhë të ndryshme dhe përpiqen të furnizojnë me informacione këto tregje që vuajnë nga censura.
Këtu kemi edhe një zhvillim tjetër që na alarmon. Në raportin më të ri të “Reporterëve pa Kufij” thuhet se liria e shtypit është nën presion edhe në vendet me një traditë të gjatë demokratike. Retorika armiqësore ndaj mediave duket se është bërë praktikë në vendet si SHBA apo Polonia, ku me këtë retorikë të politikanëve hapet rruga për ligje që shtojnë kufizimet, shtohen përgjimet e shërbimeve sekrete apo kërcënohet jeta e njerëzve që japin informata.
Këtu shquhet në radhë të parë Presidenti Donald Trump, i cili brenda disa muajsh të fushatës elektorale ka diskredituar raportimet e disa mediave serioze. Ndërsa vetë ai duke i falënderuar mesazheve të pakontrolluara dhe të pafiltruara në Twitter arrin ditë dhe natë me miliona njerëz. Jo rrallë ai përhap thjesht gënjeshtra, ndërsa raportimet serioze rregullisht i quan informacione të gabuara dhe qëllimkëqija. Në veçanti nëse ato kanë tone kritike ndaj vetë Presidentit dhe politikës së tij. Ky stil pëlqehet jo vetëm nga mbështetësit e tij, por edhe nga kritikët, të cilët thonë se shtypi prej kohësh nuk është i lirë – për shkak të parave të mëdha që investohen në media, apo për shkak të faktorëve të tjerë.
Kjo nuk vlen vetëm për SHBA-të. Vlerësimi i punës së gazetarëve në vendet si Polonia, Franca, Holanda, por edhe Gjermani ka rënë në një nivel të ulët si rrallë herë më parë. Për shkak të mundësive të reja në internet, kemi një zhvillim të ri, i cili cenon edhe lirinë e shtypit – cenohet humbja e besimit.
Nëse nuk u besohet gazetarëve profesionistë, të cilët respektojnë kriteret elementare etike, njerëzit me interesa specifike e kanë shumë më të lehtë që të marrin kontrollin ndaj diskursit publik në rrjetet sociale. Përmes informacioneve të gabuara, përhapjes së teorive të komplotit, apo mobingut në internet, të cilat vërehen shpesh në këto sulme. Ndaj tyre e kanë të vështirë të mbrohen edhe formatet e etabluara të mediave, sepse ato humbin relevancën e tyre në përballjen publike me këto fenomene.
Këto fenomene janë për demokracinë tepër të rrezikshme dhe aspak të thjeshta. Përgjegjësit e mediave mbajnë një pjesë të përgjegjësisë për këto zhvillime, sepse me pretendimet se vetëm ata e thonë të vërtetën, njerëzit si Donald Trump e kanë edhe më lehtë.
Mediat serioze mund të rifitojnë vlerën e dikurshme vetëm nëse dëgjojnë me vëmendje të tjerët, në radhë të parë ata që mendojnë ndryshe, që dyshojnë dhe janë të shqetësuar se nuk po kuptohen seriozisht nga populistët që ofrojnë përgjigje të thjeshta. Përfaqësuesit e mediave duhet të shpjegojnë gjërat, por jo edhe të japin definicione morale – se çfarë është e mirë e çfarë jo. Ne në Gjermani kemi të paktën një sistem juridik, i cili e përcakton në mënyrë shumë të mirë se çfarë mund të thuhet e çfarë jo!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit