Shumë ligje mbetën të pa miratuara vitin e kaluar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023 e presin një sërë ligjesh të cilat nuk arritën të miratohen gjatë vitit që lamë pas, kryesisht për shkak të mungesës së vazhdueshme të kuorumit. Përderisa në vitin e kaluar shumë seanca u hapën për t’u mbyllur për pak minuta, paralajmërimet janë se këtë vit do të ketë angazhim më të madh me qëllim që të mos përsërite situata e kaluar. Ndërsa Kuvendi paralajmëron efikasitet të shtuar, OBRM-PDUKM-ja thotë se nuk do të heqë dorë nga bllokada aktive.
Sipas hulumtueses nga Instituti për Demokraci, Vlora Reçica, kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka kohë që hasë në probleme për shkak të faktorëve politik jo konstruktiv, të cilët shpesh herë edhe kanë bllokuar punën e kuvendit.
“Kjo tregon se nuk ka konsensus për shumë çështje. Duke qenë se jemi në një krizë globale ekonomike dhe energjetike, është shumë e rëndësishme që të kemi një Kuvend funksional që jo vetëm të nxjerrë ligje, por edhe të jetë funksional për të mbikëqyrur ekzekutivin dhe mënyrën se si shpenzohen paratë dhe si merren vendimet në një krizë”, tha Vlora Reçica, Instituti për Demokraci.
Sipas raportit të Institutit për Demokraci në vitin që lamë pas Kuvendi ka treguar nivel të ulët të cilësisë së debatit si dhe është përballur me bllokada. Më aktiv kanë qenë deputetët e opozitës maqedonase. Asnjë deputet shqiptar nuk është në listën e 10 deputetëve më aktiv, përkatësisht sipas monitorimit nga muaji janar deri në qershor ndërsa në 51 për qind të diskutimeve deputetët nuk kanë qenë të aftë të argumentohen. Sipas këtij Instituti, këto të dhëna shpërfaqin nevojën e rritjes së cilësisë të debatit dhe nivelit të argumentimit në kuvend.
Për këtë, perceptimi i qytetarëve për punën e kuvendit është në shkallë shumë të ulët, edhe atë me notë prej 2,5 nga gjithsej 5 si dhe pjesa më e madhe e qytetarëve nuk janë të njohur me atë që është punuar në kuvend gjatë vitit të kaluar. Ndër sfidat kryesore të Kuvendit për këtë vit do të jetë kthimi i besimit të qytetarëve në të, që aktualisht sipas raportit të IRI-t amerikan, i besojnë vetëm 4 për qind e qytetarëve. Deputetët gjithashtu i pret votimi dhe ndryshimi i një sërë ligjesh në drejtim të harmonizimit të ligjeve me ato të vendeve të BE-së, pasi Maqedonia e Veriut hapi negociatat për anëtarësim si dhe ndryshimet kushtetuese./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë