Luftimi i korrupsionit në Kosovë, mbetet një prej detyrave kryesore të institucioneve përkatëse. Vlerësimet për shkallën e lartë të korrupsionit, kanë ndikuar që Komisioni Evropian ta vë luftimin e kësaj dukurie në top-prioritetet e Kosovës edhe në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave.
Tenderët dhe prokurimi publik, konsiderohen si problem i vazhdueshëm në angazhimet për luftimin e korrupsionit, sidomos atij të nivelit më të lartë. Në kuadër të masave për luftimin e korrupsionit, ishte paraparë që të zbatohen disa reforma në prokurimin publik, ku ishte veçuar nevoja për zbatimin e prokurimit elektronik nga fillimi i vitit 2018, gjë që nuk ka ndodhur.
Finalizimin e prokurimit elektronik e kishte kërkuar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.
Ai në dhjetor të vitit të kaluar në kuadër të ‘Javës kundër korrupsionit’, në një deklaratë për media iu kishte bërë thirrje autoriteteve në vend që deri në janar të këtij viti të finalizohet prokurimi elektronik.
Nga fillimi i këtij viti, sipas një vendimi të Qeverisë së Kosovës të gjitha autoritetet kontraktuese do të përgatisin dhe do të publikojnë të gjitha njoftimet në platformën elektronike duke përfshirë të gjitha procedurat e prokurimit dhe për të gjitha vlerat.
Por, në vendim thuhet se vazhdon të mbetet mundësia e dorëzimit të tenderit edhe në kopje fizike.
Safet Hoxha kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik i ka thënë Radios Evropa e Lirë se janë në prag të finalizimit të disa dokumenteve që bëjnë funksional prokurimin elektronik.
“Ka disa arsye pse kanë mbetur edhe me tutje kopjet fizike, për shkak se rezultati përfundimtar i raportit të vitit të kaluar ka treguar se në platformën elektronike vetëm 12 për qind e operatorëve kanë ofertuar në mënyrë elektronike, që nënkupton që niveli i zbatimit ka qenë tejet i ulët”.
“E dyta, është se jemi në një projekt me USAID-in për hartimin e politikave operacionale, një dokument që nuk ka arritur të finalizohet, si dhe jemi në përfundim të testimit të sigurisë së platformës. Ne shpresojmë që shumë shpejt do të kompletohen dokumentet dhe do të finalizohet prokurimi elektronike”, thotë Hoxha.
Prokurimi publik në raportet vendore dhe ndërkombëtare, ishte konsideruar si burim i korrupsionit në Kosovë.
Një vlerësim i tillë ishte dhënë vazhdimisht në raportet e progresit për Kosovën të Komisionit Evropian.
Luftimi i korrupsionit në fushën e prokurimit publik është edhe njëra prej kushteve në rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.
Isuf Zejna, nga organizata “Demokraci Plus”, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë vlerëson se mungesa e finalizimit të prokurimit elektronik paraqet një lajm të keq. Arsyet e mos finalizimit të kësaj platforme thotë ai, janë të pa baza.
“Prokurimi elektronik nuk e zhdukë korrupsionin në prokurimin publik, por në një masë i redukton problemet në vlerësimin e ofertave ku edhe janë problemet më të mëdha. Moszbatimi komplet i platformës së prokurimit elektronik është një gjë dëshpëruese pasi që edhe janë investuar mbi gjysmë milion euro mjete të Bankës Botërore, mjete të USAID-it dhe mjete të buxhetit të Kosovë. Por, përkundër të gjitha këtyre investimeve nuk po e funksionalizojnë”, thotë Zejna.
Parregullsitë e evidentuara gjatë procesit të prokurimit publik ishte vlerësuar se kanë krijuar probleme të mëdha edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.
Mbi 40 për qind e buxhetit të Kosovës shpenzohet përmes prokurimit publik.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha për Radion Evropa e Lirë se korrupsioni në prokurimin publik ka vazhduar të jetë një sëmundje kancerogjene e zhvillimit ekonomik në Kosovë.
“Vetë prokurimi elektronik nuk është shkop magjik për të zgjidhur problemet e grumbulluara. Në Kosovë shumë më tepër flitet për korrupsion sesa që luftohet korrupsioni. Ajo që është shqetësuese në Kosovë është se më nuk kemi korrupsion individual, por kemi një sistem të korruptuar që është vështirë për t’u zgjidhur”.
“Nëse mendohet që edhe kjo formë e prokurimit, por edhe proceset ekonomike të jenë të vendosura në binarët e merituar, atëherë duhet të bëhet shumë më tepër në sundimin e rendit dhe ligjit”, thotë Gërxhaliu.
Korrupsioni në fushën e prokurimit publik është konsideruar se përcillet me pasoja të mëdha në minimin e investimeve ekonomike, në shërbime jo të mira lokale, në qasje dhe përkujdesjen efikase shëndetësore si dhe në kualitetin e arsimit. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Përfaqësuesit e bizneseve vendore dhe nga diaspora mblidhen në ICK për takimin informues të “Diaspora Economic Forum”

Bundesbank doli në minus vitin e kaluar – hera e parë që nga viti 1979

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija e prefektë për Ramazan

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe