LAJMI I FUNDIT:

Shuhet edhe një veteran i arsimit tetovar

Shuhet edhe një veteran i arsimit tetovar

Shuhet edhe një veteran i arsimit në trevën e Tetovës. Bëhet fjalë për mësuesin Vahit Kamberi nga fshati Gajre, i malësisë së Tetovës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai ka punuar si mësimdhënës i gjuhës shqipe në fshatin Lisec dhe Poroj. Vahit Kamberi ka qenë njëri nga kontribuesit dhe nënshkruesit për themelimin e Universitetit të Tetovës. Varimi i tij do të bëhet ditën e nesërme (e Shtunë).