Shtypja e lartë e gjakut mund të shpie deri te komplikimet serioze nëse lihet pa u trajtuar. Kështu që, për të kontrolluar uljen e shtypjes së gjakut dhe ta parandaloni këtë gjendje, në vend të parë është e rëndësishme të hani ushqim të shëndetshëm.
Shtypja e lartë e gjakut është e vështirë për tu zbuluar sepse simptomat shpesh nuk mund të vërehen, transmeton Telegrafi.
Mënyra më e mirë për ta zbuluar nëse keni këtë sëmundje është t’i vëreni shenjat dhe ta mbani shtypjen e gjakut nën kontroll.
Nëse sëmundja e gjakut lihet pa u trajtuar, mund të shfaqen probleme serioze siç janë rrahjet e shpejta të zemrës dhe infarktet.
Kur vjen puna tek ushqimi i parë që ju e merrni, çka duhet të shmangni për ta ndihmuar uljen e shtypjes së gjakut?
Një rregull që duhet të ndiqni kur vjen puna tek të gjitha ushqimet dhe jo vetëm mëngjesi, është të përdorni më pak krip.
Kripa e bënë që trupi të mbaj më shumë ujë, kështu që nëse hani shumë, uji i tepërt mblidhet në trupin tuaj dhe ndikon në rritjen e shtypjes së gjakut.
Ky mund të jetë një problem nëse shtypja e gjakut është vazhdimisht është e lartë.
Gjithashtu, të ngrënit shumë krip, mund të bëjë që medikamentet për shtypje të gjakut mos të funksionojnë.
Buka dhe drithërat për mëngjes mund të përmbajnë shumë krip, ju duhet të kontrolloni paketimet kur shkoni të bëni blerje.
Produktet e tymosura, për shembull salmoni i tymosur, proshuta dhe salsiçet , gjithashtu përmbajnë krip, dhe ju duhet të limitoni marrjen e tyre.
Çfarë ushqime duhet të merrni për mëngjes dhe cilat ushqime janë të mira për shtypje të lartë të gjakut?
Frutat nuk kanë shumë kalori, dhe janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidant.
Drithërat e papërpunuara janë një zgjidhje e mirë, perimet, qumështi i skremuar, jogurti me përmbajtje të pakët yndyrore, si dhe djathërat me pak yndyrë.
Nëse ju pëlqen që të hani mish në mëngjes, peshku me yndyrë siç është skumbri është i preferuar.
Buka është njëri nga produktet kryesore për disa njerëz në mëngjes, por cilën alternativë duhet të zgjidhni për të ulur shtypjen e gjakut?
Buka është pjesë e rëndësishme e dietës sonë sepse përmban karbohidrate, ka pak yndyrë dhe një burim i mirë i energjisë.
Por fatkeqësisht, shumica e bukëve të fabrikuara që i blini në furrë ose dyqan përmbajnë një sasi të madhe të kripës dhe mund të ndikojnë që në rritjen e shtypjes së gjakut.
Zgjidhja më e mirë është të gatuani vetë bukën tuaj dhe pa krip.
Nëse nuk e bëni këtë, atëherë zgjidhni bukë të zezë në vend të bardhës, dhe krahasoni cilat produkte përmbajnë më pak krip. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë