Shtyhet seanca për ''Grupin e Kumanovës''

Ashtu siç u paralajmërua më herët, seanca gjyqësore e radhës për ''Grupin e Kumanovës'' është shtyrë për më 31 maj, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Arsyeja e shtyrjes së seancës është mungesa e gjykatësit të lëndës, i cili është në pushim mjekësor. Vazhdimi do të mbahet në sallën e madhe të Gjykatës Suprepe, sepse hapësira në Gjykatën Themelore Shkupi 1 nuk është e mjaftueshme, pasi që lëndës i është bashkuar edhe lënda e grupit prej 8 personave që dyshohen se e kanë ndihmuar grupin e 29 të akuzuarve, çka ka sjell vëshitrësi në mbajtjen e seancave në salla me hapësirë të ngushtë./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































