LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet seanca në Gjykatë për Berishën, mbrojtja kërkon kohë të njihet me aktet

Shtyhet seanca në Gjykatë për Berishën, mbrojtja kërkon kohë të njihet me aktet

Është ndërprerë seanca, e nisur në Gjykatën e Posaçme për marrjen në pyetje të ish-kreyministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Shkak është bërë kërkesa e avokatëve të ish-kryeministrit për t’u njohur me aktet në dosje.

Seanca është shtyrë për të rifilluar në orën 18:00 të pasdites së sotme.


Vetë Berisha ka refuzuar të shkojë në GJKKO, duke e cilësuar si antikushtetuese masën e sigurisë ndaj tij, pa iu drejtuar më parë parlamentit.

Berisha gjatë një konferencë për media në orën 14:00, kur nisi dhe seanca në GJKKO tha se është i gatshëm t’i përgjigjet organeve të drejtësisë, por duke respektuar Kushtetutën mbi imunitetin e ligjvënësve.

Berisha është përfaqësuar në gjykatë nga dy avokatët Sokol Mengjezi dhe Genc Gjokutaj.

Në orën që pritet në Gjykatë, Berisha del në konferencë për shtyp: Rama i ka shpallur luftë opozitës
Lexo po ashtu Në orën që pritet në Gjykatë, Berisha del në konferencë për shtyp: Rama i ka shpallur luftë opozitës

Ish-kryeministri akuzohet nga GJKKO për korrupsion pasiv, pasi përmes akteve ligjore ka favorizuar dhëndrin për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Një ditë më parë GJKKO vendosi të lërë në burg Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës, si edhe detyrim paraqitjeje për ndërtuesin Fatmir Bektashi. Ndaj ish-kryeministrit Berisha janë vendosur masat e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për akuzën ‘korrupsion pasiv’.

Policia e Shtetit ka tentuar mbrëmjen e kaluar, por edhe të shtunën, që ta njoftojë ish-kryeministrin me masën e sigurisë, por Berisha i ka shmangur.

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kalo në kategori