Shtyhet seanca gjyqësore për lëndën ''Fortesa 2'' (Video)

Seanca gjyqësore për lëndën ''Fortesa 2'' është shtyrë për më 5 maj, pasi që gjykatësja Lidija Petrovska është në pushim mjekësor, ndërkaq në gjykatë nuk erdhën asnjë nga të akuzuarit, me arsyetimin se javën e kaluar kanë filluar të shqyrtojnë dëshmitë, si edhe kanë patur të dhëna se gjykatësja është në pushim mjekësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prokurorja Speciale Lençe Ristoska tha se DSK-ja ka refuzuar dëshmitë e tyre, dhe për deklasifikimin e tyre të njëjtat janë dërguar në MPB, ku pjesa më e madhe tashmë janë deklasifikuar.
Përndryshe, ''Fortesa 2'' ka të bëjë me shkatërrimin e dokumentacionit që lidhet me pajisjet e përgjimit, ku janë akuzuar shtatë persona. I akuzuari kryesor është Goran Grujoski, shef i drejtorisë së pestë të DSK-së.
Të gjithë akuzohen për shkatërrimin e 2.047 shkresave zyrtare. Grujoski akuzohet për falsifikim të dokumenteve zyrtare./Telegrafi/





















































