Shtyhet seanca e sotme ndaj ''Grupit të Kumanovës''
Seanca e sotme gjyqësore ndaj ''Grupit të Kumanovës'' është shtyrë, për shkak se njëri nga të akuzuarit është ankuar për gjendjen e tij shëndetësore, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Lajmi është konfirmuar nga avokati Ali Spahiq, i cili mbron të akuzuarin Demë Shehu, për të cilin ka thënë se ka infektim bakterial, prandaj nuk ka qenë në gjendje që të udhëtojë.
Seanca e radhës është caktuar për më 14 korrik./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/07/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































