LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet nxjerrja në treg e Xperia Play

Shtyhet nxjerrja në treg e Xperia Play

Sipas blogut zyrtar të operatorit O2, Xperia Play i Sony Ericsson nuk do të lansohet më 1 prill në tregun britanik, ashtu siç ishte paralajmëruar.

Arsye e shtyrjes janë problemet softuerike, rregullimi i të cilave është i domosdoshëm për t’u arritur niveli i duhur i stabilitetit dhe performancave.

Nga O2 njoftojnë se Xperia Play iu është nënshtruar testeve rigoroze për disa javë, ndërsa janë gjetur disa gabime, të cilat prodhuesi nuk do të arrijë t’i rregullojë në kohë të duhur, ashtu që paraqitja e Xperia Play në treg është shtyrë për një datë tjetër. /Telegrafi/