LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet gjykimi për rastin “Total”, nuk kishte kush t’i lëshojë “bombat”

Shtyhet gjykimi për rastin “Total”, nuk kishte kush t’i lëshojë “bombat”

Gjykatësi Gjoko Ristov e ka anuluar seancën e sotme për rastin “Total”, në të cilin i akuzuar është Dragan Pavlloviq-Llatas, për të mungesës së informatorit, i cili është dashur të lëshojë “bombat” për këtë rast.

Në seancën e sotme është dashur të dëgjohen bombat që, të cilat PSP-ja i ka propozuar si dëshmi për këtë rast, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seanca e radhës është caktuar për më 29 shtator, ndërsa Ristov është gjykatësi i katërt që e udhëheq lëndën.


Në rastin “Total” Llatas akuzohet për fshehje të tatimit në vlerë prej 121.414 euro përmes personave juridik “Total Marketing”, “Total Media Center” dhe “Mediamaks”, si dhe 63.032 euro si person fizik./Telegrafi/