Seanca gjyqësore ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari për aksidentin ku kishte goditur me veturë një fëmijë, është shtyrë për datën 11 tetor.
Pas përfundimit të kësaj seance në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e pandehura ministrja Hajdari tha për kp se nuk ka ndonjë vendim nga seanca e sotme gjyqësore.
“Nuk ka vendim sot. Punë të mbarë juve”, theksoi ajo shkurt për KosovaPress
Ndërkaq, avokati i ministres, Shemdi Bunjaku tha se në seancë deklaruan për super ekspertizën, me ç’rast shtoi se i propozuan Gjykatës që për këtë të jenë të pranishëm edhe një grup i ekspertëve.
Bunjaku theksoi se seanca e sotme u ndërpre dhe është caktuar për ditën e mërkurë në orën 13:15.
Ai ka arsyetuar kërkesën për mbajtjen e seancës pa praninë e mediave, ku kundër kësaj kërkese ishte avokati i palës së dëmtuar, Florim Shefqeti.
Bunjaku tha se kjo është bërë për të respektuar Ligji për mbrojtjen e fëmijëve.
“Sot është mbajtur seancë në Gjykatën për kundërvajtjen lidhur me aksidentit që pretendohet se është aksidentuar nga drejtuesja e automjetit, Rozeta Hajdari e që Gjykatës i propozuam ta mbyll seancën duke respektuar Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, me qëllim të mbrojtjes së të miturës. Në seancë u deklaruam që i kemi super ekspertizën të përgatitur nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike e për të cilën i propozuam Gjykatës që të jetë grupi i ekspertëve në seancë me qëllim të sqarimit të përgatitjes së kësaj seance deri në përfundimin e saj për të vërtetuar gjendjen reale faktike lidhur me aksidentin. Seanca e sotme u ndërpre dhe u caktua për datën 11 në ora 13:15”, tha Bunajku.
Sa i përket super-ekspertizës, Bunjaku tha se në momentin e aksidentit, Hajdari ka qenë duke e respektuar ligjin e komunikacionit.
“Ministrja Hajdari lidhur me ekspertizën, nuk është ajo që ka kontribuar në aksident, nuk është drejtuesja e automjetit. Rozetë Hajdari në momentin e aksidentit ka qenë duke respektuar ligjin për komunikacionin, shenjat dhe veprimet të cilat i ka ndërmarrë. Në bazë të gjithë ekspertizës janë veprime të lejuar ligjore për të cilat, ne kemi kërkuar që grupi i ekspertëve të jetë në seancë për laborimin e kësaj ekspertizë me qëllim të vërtetimit të gjendjes reale faktike meqenëse kemi të bëjmë me të mitur prezent”, shtoi Bunjaku, raporton kp.
Sa i përket mbylljes së seancës për medie, nuk u pajtua avokati i palës së dëmtuar, Florim Shefqeti.
Sipas tij, ky vendim erdhi pasi e pandehura kishte për të deklaruar lidhur me rastin.
“Ishte një kërkesë nga përfaqësuesit e të pandehurës për mbylljen e seancës. Ne i kemi dhënë kundërshtimet tona që kjo seancë nuk është dashur të mbyllet nga fakti se vet kërkesa e përfaqësuesve të pandehurës për mbylljen e seancës është në kundërshtim me vet qëndrimin e tyre të seancës të datës 08.12.2022, ku shihet se edhe aty kanë marrë pjesë monitorues nga mediet, dhe asnjë vërtetje nuk ka ekzistuar nga pala pandehur lidhur me pjesëmarrjen e mediave. Por, tani kur ka ardhur koha që të bëhet deklarimi i të pandehurës, pra faza e procedurës, atëherë vjen kjo kërkesë. Konsiderojmë se ky vendim nuk është dashtë të merret për mbylljen e seancës, sepse e mitura nuk do të bëjë deklarim e cila do t’i jepte arsyeje mbylljes së seancës”, tha Shaqiri.
Më 10 prill të vitit 2022 një aksident kishte ndodhur në lagjen “Arbëria” në Prishtinë ku ishte aksidentuar një fëmijë, në këtë aksident ishte e përfshirë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrsisë dhe Tregtisë, Hajdari. Aksidentin në fjalë e kishte konfirmuar edhe policia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

LAMM: Komunikacioni zhvillohet në rrugë të lagështa, nuk ka pritje në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së

26 vjet nga masakra e forcave serbe në Beleg, Osmani: Drejtësia mbetet borxh ndaj historisë sonë

DPHM: Më së shumti shi në Kumanovë dhe Vinicë

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Importi i mishit të pulës me salmonelë, shpallet në kërkim administratori i kompanisë, procedohen tre inspektorë të AKU-së në Shqipëri

U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

Tërnava uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

Mandl: Qeveria duhet të ketë agjendë të qartë për dialogun

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Putini kërkon që OKB-ja të qeverisë përkohësisht Ukrainën, shefi i OKB-së: Ukraina ka një qeveri

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata