LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet falja e borxheve

Shtyhet falja e borxheve

Ministria e Financave ka njoftuar se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar “Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për faljen e borxheve publike”.

“Me këtë ndryshim dhe plotësimin të Ligjit për faljen e borxheve publike, është vendosur afati i ri ligjor për përfitimin nga falja e borxheve ndaj Institucioneve shtetërore dhe Ndërmarrjeve publike, ku qytetarët dhe bizneset mund të përfitojnë nga Ligji për faljen e borxheve publike sipas nenit 4 të ligjit bazik, deri më 1 shtator 2017”, benë të ditur MF-ja shkruan Telegrafi.

Ligji për faljen e borxheve ka hyrë në fuqi me 19 janar dhe është në fuqi deri më 1 shtator 2017.


“Ministria e Financave ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të përfitojnë nga Ligji për faljen e borxheve publike”. /Telegrafi/