Për shkaqe të motit të ligë është shtyrë aktiviteti ''Dita e arsimit financiar'' që duhej të mbahej sot në ora 11:00 në Parkun e Qytetit në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë (BPRM), aktiviteti është shtyrë për ditën e enjte, në ora 11:00 në të njëjtin lokacion./Telegrafi/