LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publikë

Shtyhet afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publikë

Në pajtim me vendimin e Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e masave pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Agjencia Kundër Korrupsionit njofton se është shtyri afati i deklarimit.

Me këtë rast, agjencia kërkon nga zyrtarët e lartë publikë të cilët nuk e kanë bërë ende deklarimin e pasurisë, atë mund ta bëjnë deri më datën 19 qershor 2020.

“Formulari i deklarimit të pasurisë duhet të plotësohet në pajtim me Nenet 5, 6, 7, 8 dhe 10, të Ligjit nr. 04/L-050 dhe Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050. Ndërkaq, Zyrtarët e lartë publik që kanë deklaruar pasurinë me marrjen e detyrës nga 1 janari i këtij viti e deri më tani nuk janë të obliguar të paraqesin edhe deklarimin e rregullt vjetor. Bazuar në Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me situatën rreth COVID-19, Agjencia Kundër Korrupsionit, konform udhëzimeve dhe rekomandimeve institucionale, me datë 17.03.2020, kishte njoftuar të gjithë zyrtarët publikë se: dorëzimi i formularëve të deklarimit të pasurisë mund të bëhet përmes adresës elektronike: info@akk-ks.org dhe se afati për deklarimin e pasurisë shtyhet për një kohë të pacaktuar deri në normalizimin e gjendjes. Gjatë kësaj kohe, pavarësisht gjendjes së krijuar me COVID-19, Agjencia Kundër Korrupsionit ka vazhduar punën sipas rekomandimeve të përcaktuara nga institucionet relevante, duke vepruar dhe funksionuar konform mandatit të saj të përcaktuar në dispozitat e Ligjit Nr. 03/l-159 për Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe legjislacionit tjetër dhe ka pranuar në vazhdimësi nga subjekte deklaruese formularët e deklarimit të pasurisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Valicon: Përzgjedhen fituesit për sondazhin parazgjedhor 2025 dhe shërbimet bankare

Valicon: Përzgjedhen fituesit për sondazhin parazgjedhor 2025 dhe shërbimet bankare

Ekonomi
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Kalo në kategori