Shtrenjtohet transporti me taksi në Shkup

Këshilli i Qytetit të Shkupit sot ka miratuar vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për transportin me auto-taksi të udhëtarëve në zonën e qytetit të Shkupit.
Tarifa 1: Fillimi i transportit - 40 denarë, për çdo kilometër të kaluar - 25 denarë dhe për pritje në vend për 1 orë - 300 denarë;
Tarifa 2: Fillimi i transportit - 50 denarë, për çdo kilometër të kaluar - 30 denarë dhe për pritje në vend për 1 orë - 420 denarë;
Tarifa 3: Fillimi i transportit - 60 denarë, për çdo kilometër të kaluar - 35 denarë dhe për pritje në vend për 1 orë - 480 denarë.
Të tria tarifat u miratuan dhe u pranuan nga Shoqata e Taksistëve Ligjorë, Sindikata e Taksistëve dhe Grupi i Taksistëve.
Me rastin e vendosjes së çmimeve të reja të taksive, janë marrë parasysh çmimet e karburanteve dhe faktorë të tjerë./Telegrafi/
















































